Lajme
Protestohet në mbrojtje të gazetarëve
Protesta është organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa do të kërkohet mjedis i sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes
Plagosja me thikë e gazetarit Milot Hasimja në vendin e punës në Klan Kosova, ka indinjuar komunitetin e gazetarëve në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar protesta sot në ora 11 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në protesta janë ftuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët kosovarë.
Protesta është organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa do të kërkohet mjedis i sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.
‘Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të therjes me thikë të gazetarit, Milot Hasimja’, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Ndryshe, Milot Hasimja, të hënën është sulmuar me thikë nga një qytetarë me emrin Sovran Syla. Ky i fundit e ka goditur 4 herë me thikë në qafë gazetarin Hasimja, i cili është dërguar me urgjencë në Klinikën Universitare.
Ai është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa shkas besohet se është bërë një storje teleizive.
Pas këtij sulmi ka reaguar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, partitë politike, organizatat vendore e ndërkombëtare. Të gjithë këtë e kanë cilësuar si sulm ndaj fjalës së lirë.
Ndryshe, vetëm gjatë 6 muajve fundit janë raportuar rreth 20 raste ku janë sulmuar apo kërcënuar gazetarët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












