Lajme
Theret me thikë gazetari Milot Hasimja
Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja është therur me thikë derisa ishte duke i lexuar lajmet në voice, me ç'rast sulmuesi ka hyrë në dhomë dhe i ka rënë thikë
Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja është sulmuar me thikë të hënën në vendin e ngjarjes, nga një persona tashmë i njohur nga Policia. Mësohet se Hasimja është dërguar me urgjencë në Klinikën Universitare të Kosovës, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i asociacioneve të gazetarëve kosovarë, të cilët kanë kërkuar nga organet e rendit që ta vënë para drejtësisë sulmuesin.
Sipas burimeve të Express, sulmi ka ndodhur për shkak të një storje të para dy viteve, që kishte të bënte me disa biçikleta. Hasimja është therur derisa ishte duke i lexuar lajmet në voice, me ç’rast sulmuesi ka hyrë në dhomë dhe e ka therur.
Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Milot Hasimja. Sulmi ndaj tij në vendin e punës, sipas UGK, është një akt qyqar e barbar dhe si i tillë dëmton rëndë lirinë e shprehjes dhe punën profesionale të gazetarëve.
“Unioni i Gazetarëve kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë që sa më parë të merren me rastin në mënyrë që kryerësi i këtij akti qyqar të marr dënimin e merituar”, thuhet në reagim.
Unioni i Gazetarëve po ashtu kërkon nga institucionet gjegjëse, që ta rrisin vigjilencën e tyre, dhe të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtën e gazetarëve dhe punonjësve të medieve, në mënyrë që ata të mos ndihen të kërcënuar gjatë punës së tyre profesionale dhe të kenë të mjaftueshme lirin e veprimit dhe të raportimit.
“UGK inkurajon të gjithë kolegët e tyre gazetarë e në këtë rast të Televizionit Klan Kosova, që të vazhdojnë punën e tyre profesionale, duke mos dorëzuar asnjëherë para atyre që i pengon raportimi profesional i drejt dhe hulumtues”, thuhet në reagimin e UGK-së.
Edhe asociacioni tjetër i gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka marrë me shqetësim lajmin për therjen me thikë të gazetarit të Klan Kosovës. “AGK dënon ashpër sulmet e tilla dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesit”, thuhet në reagim.
AGK është njoftuar se gjendja e gazetarit, Milot Hasimja pavarësisht lëndimeve është jashtë rrezikut për jetë dhe se aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare.
Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, sipas këtij asociacioni, janë shqetësuese e të pa tolerueshme dhe cilësohen si kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













