Lajme

Drama e refugjatëve sirianë në Shqipëri

Shumë refugjatet sirianë kalojnë nëpër Shqipëri duke synuar vendet e BE-së. Një ditë më parë 24 prej tyre u ndalën nga policia shqiptare. Ata duan qetësi

Dhjetëra refugjatë sirianë janë zënë nga autoritetet shqiptare në kufij me Greqinë, gjatë kohës sa ata po kalonin në tokën shqiptare në kërkim të një jete më të mirë. Refugjatët sirianë, kishin ecur këmbë nëpër Turqi e Greqi, ndërsa kishin si destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Një pjesë e refugjateve sirian, 76 prej tyre u kapen nga policia shqiptare një ditë më parë, në një autokolonë, duke ecur në këmbë në tokën shqiptare, ndërsa më vonë 24 të tjerë u kapen duke u transportuar me automjete. Disa nga ata janë kthyer në Greqi, ndërsa disa të tjerët po mbahen në Vlorë.

Sipas medieve shqiptare, Policia i arrestoi dy furgonë të cilët po i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi. Ata u dërguan në Stacionin e Policisë në Vlorë, ndërsa u regjistruan një nga një nga policia shqiptare. Atyre po iu printe një palestinez (Ahmedi), refugjatë i Sirisë.

Ahmedi, ishte i vetmi që fliste anglisht, ndërsa përpiqej të ndihmojë sirianët që të komunikojnë me autoritetet shqiptare, ndërsa në Shqipëri ka ardhur me gruan fëmijët dhe familjen e tij.

“Unë vij nga Siria. Jam palestinez nga Siria, refugjat atje. Nga Shqipëria nuk di se ku të shkoj. U nisem nga Siria, kaluam në Turqi duke ecur në këmbë sepse nuk kemi para. Nuk i kam numëruar se sa ditë kemi ecur në këmbë por afërsisht një muaj. Kemi kaluar kufirin me Turqinë e më pas në Greqi dhe tani mbërritëm në Shqipëri”, thotë Ahmedi citon TCH.

Edhe në Greqi, ai thotë se ka ecur në këmbë sepse nuk ka pasur para të paguajë rrugën. “Nuk kemi paguar asnjë gjë edhe në Shqipëri sepse unë nuk kam para”, është deklaruar ai.

Refugjatet e luftës synojnë vendet perëndimore ku dhe mund të marrin azil për shkak se vijnë nga një vend që është në një luftë të përgjakshme civile.

I pyetur se ku synon të shkojë, refugjati sirianë kërkon vetëm siguri. “Në çdo vend të sigurt për ne, qoftë edhe këtu në Shqipëri, nëse këtu është mirë unë do të qendrorja edhe këtu sepse kam gruan kam familjen”, thotë Ahmedi.

Një prej fëmijëve është dërguar nga policia në spitalin e Vlorës për shkak të gjendjes shumë të keqe shëndetësore nga të ftohtët, stërlodhja dhe mungesa e ushqimit.

Grupi i fundit i arrestuar nga Policia, përbehet nga 24 persona, bura, gra e fëmije.  Vetë Ahmedi, siç thuhet në raport, ka udhëtuar me tre fëmijët, dy të moshuar dhe dy gra për të cilët duhet të kujdeset. Ai shpreson që autoritetet shqiptare t`i sigurojnë një vend të qetë për të jetuar.