Lajme
Mediet serbe: Morina e Rama lansuan dronin
E përditshmja serbe “Kurir” thotë se dronin në stadium e lëshuan Ismail Morina, 32-vjeçar që merret me alpinizëm dhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama
Mediet serbe duke u bazuar, siç thonë në burimet e Policisë së Serbisë, vazhdojnë ta akuzojnë vëllanë e kryeministri shqiptar, Edi Rama, Olsi Ramën si ideator i lëshimit të dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike në Stadiumin e Partizanit në Beograd. Sipas të njëjtit burim, Rama ka bashkëvepruar me Ismail Morinën (Ballistin), refugjat në Itali.
E përditshmja serbe “Kurir” shkruan se autori i aktit është Ismail Morina, 32-vjeçar që merret me alpinizëm dhe ngjitje në shkëmbinj. “Ai është futur në Serbi në datën 11 tetor, me një makinë me targa italiane, dhe ka zënë vend në një hotel pranë stadiumit Partizan, duke përdorur një kartë identiteti italiane”, shkruan kjo gazetë.
Sipas këtyre burimeve, Morina menjëherë pas ndeshjes është larguar nga Serbia, por policia këtë fundjavë ka siguruar provat duke i kërkuar Interpolit arrestimin e tij.
Ndërkohë, kjo e përditshme serbe pretendon se ka prova që Morina njihej prej kohësh me vëllanë e kryeministrit shqiptar, Olsi Rama dhe që të dy kanë programuar deri në detaje planin për të future dronin në stadium, raporton Kpress.
Siç thuhet Morina ka nisur dronin e telekomanduar nga kupola e një kishe që është afër stadiumit JNA, ndërsa me futjen e dronit në stadium komanda është marrë nga Olsi Rama, me shumë mundësi nëpërmjet një programi që ka qenë i instaluar që më parë në aparatin e telefonit të tij iPhone.
Ndërsa kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiq ka thënë se gjithçka në ndeshjen e 14 tetorit ka qenë e inskenuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai tha se Taulanta Xhaka ka marrë urdhra nga banka e kombëtares shqiptare, për të sulmuar serbin, Mitroviq i cili e preku i pari flamurin e lidhur në dron.
Tomislav Karaxhiq ka thënë se Xhaka mori urdhra nga stoli i tij për të sulmuar lojtarin serb, i cili e preku i pari flamurin e Kombëtares. “Ekziston një detaj mjaft interesant, të cilit duhet t’i kushtojmë mjaft shumë vëmendje, sidomos në raportin që do t’i dërgojmë UEFA-s”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












