Lajme
Kthimin e 8-vjeçarit e mundësoi një xhihadist
Në kthimin e 8-veçarit Erion Zena nga Siria, është përfshirë një xhihadist kosovar, i cili si kompensim ka fituar “amnistinë” nga Prokuroria Speciale e Kosovës
Tri shtet ishin angazhuar me shërbimet e veta për ta kthyer nga në shtëpi 8 vjeçarin, Erion Zena, i cili ishe dërguar në Siri nga babai i tij Aben Zena. Kthimin e kishte mundësuar një xhihadist kosovar, i cili ishte ndjerë i dëshpëruar me shkuarjen në Siri, ndërsa si kompensim ai kishte fituar falje nga Prokuroria e Kosovës.
Kështu të paktën është shkruar në mediet kosovare, të cilat i referohen xhihadistit i cili kishte marrë po ashtu mbështetje nga shteti për amnisti. Ajo që është më e rëndësishme Erioni është kthyer shëndosh e mirë tek e ëma, Pranvera ndërsa të hënën pritet ta vazhdojë klasën e tretë.
Megjithatë kthimi i tij në Kosovë ka qenë spektakolarë, pasi që në zonat ku ishte duke banuar Erioni, ka qenë luftë dhe nën kontrollin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS).
Sipas medieve, SHBA-të kanë qenë të angazhuara në mbledhjen e informacioneve, ndërsa veprimin në terren e ka kryer Shërbimi MIT i Turqisë. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, por edhe presidentja Atifete Jahjaga, për këtë proces e kanë falënderuar Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, e cila po ashtu ka qenë në kontakt me dy shërbimet tjera.
Por, ajo që konsiderohet e vërtetë, është fakti se në kthimin e tij nga Siria është përfshirë një xhihadist kosovar, i cili e ka marrë Erionin në vendin ku ka qenë duke banuar dhe e ka sjellë tek autoritet.
Babai i Erionit, Arben Zena kishte udhëtuar nga Siria për në Mosul të Irakut, për të luftuar kundër forcave amerikane, kurse për djalin e tij, ka kohë që ishin kujdesur disa gra shqiptare që në Siri i janë bashkuar bashkëshortëve të tyre që po luftojnë për krijimin e Shtetit Islamik.
Duke mbetur Erioni i vetëm në Siri, siç ka rrëfyer burimi i gazetës “Zëri”, xhihadisti
kosovar i dëshpëruar nga situata atje, kishte mundësi që ta përmirësonte imazhin. T’ia kthente djaloshit nënës së vet në Kosovë. Ai kështu, kishte kontaktuar me organet e sigurisë së Kosovës.
Liridona Kozmaqi, zëdhënëse në Prokurorinë Speciale të Kosovës ka thënë se Prokuroria ka qenë pjesë e bashkëpunimit të punës me institucionet tjera të sigurisë, me qëllim kthimin e Erion Zenës nga Siria në Kosovë. Por, Kozmaqi nuk është përgjigjur as cila ishte rruga përmes të cilës ai është kthyer në shtëpi.
Erioni tashmë po çmallet më nënën e vet dhe familjarët tjerë, ndërsa t hënën pritet që ta vazhdoj shkollën, në klasën e tretë. Babai i tij që është duke luftuar në frontet e ISIS, në qershor të këtij viti, e kishte marrë me vete në Siri, ndërsa nënën e vet e kishte gënjyer, se po shkojnë për pushime në Bogë të Rugovës.
Pasi që e kishte marrë vesh të vërtetën, Pranvera i kishte shkruar një letër bashkëshortit, Arben Zenës e cila kishte prekur emocionalisht gjithë opinionin e huaj, pore dhe ata ndërkombëtarë, të cilët edhe i premtuar se do të angazhohen për kthimin e djalit të saj në shtëpi.
“Athu si flen Erioni, Arben. Apo ndoshta ai nuk është fare me ty, se ti je ende në ushtrime ushtarake atje. Me cilën familje shqiptare ndodhet Erioni atje? Kush është ajo nënë që ma ka zënë vendin këto ditë. A mundet ajo të kujdeset më mirë se sa unë për Erionin, Arben? E pastron dikush Erionin atje? A ka ushqim të mjaftueshëm? A kërkon ndonjëherë Erioni të më dëgjojë zërin, apo të kthehet tek unë”…”, i ka shkruar Pranvera në një letër.
“Në muajin qershor qytetarët e Kosovës kanë qenë shqetësuar nga lajmi se shtetasi Arben Zeka kishte shkuar të luftojë në Siri dhe me vete kishte marrë edhe birin e tij të mitur, Erionin 8 vjeçar. Thirrjet e nënës për t’ia kthyer të birin nga vija e luftës kishin prekur zemrat e çdo qytetari të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Hashim Thaçi në facebook.
Shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, siç tha ai, e ndanë edhe institucionet e Kosovës që u angazhuan për largimin e fëmiut nga rreziku i luftës në sigurinë e prehërit të nënës.
“Sot, jemi të lumtur të mësojmë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës, pasi është autorizuar të ndërmarrë operacion për kthimin e sigurt të Erionit, ka përmbushur me sukses këtë mision duke lokalizuar, gjetur dhe duke organizuar kthimin e tij. Tash Erioni do të kthehet në klasën e tretë, së bashku me shokët dhe shoqet e klasës së tij”, thotë Thaçi.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










