Lajme
Për 10 vjet, 5 miliardë remitenca
Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, dërgesat e emigrantëve shkojnë në 291 milionë euro ose 19 milionë më shumë se vitin e kaluar. Sipas BQK-së, remitencat po rriten
Brenda 10 vjetëve të fundit bashkatdhetarët nga diaspora kanë dërguar në Kosovë më shumë se 5 miliardë euro, të cilat kanë ndikuar në stabilitetin social të vendit. Kështu të paktën konsiderojnë përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, vete gjatë vitit të fundit remitencat shkojnë në 600 milionë euro.
Sokol Havolli, zëvendësdrejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar dhe të Analizave Ekonomike në Bankën Qendrore të Kosovës, tregon për REL se remitencat gjatë këtij viti kanë shënuar ngritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, dërgesat e emigrantëve kapin shumën prej 291 milionë eurosh, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 272 milionë euro. Sipas analizave të BQK-së të Kosovës, ky trend i remitencave, do të vazhdojë edhe në pesë vjetët e ardhshëm.
“Aktualisht jemi në një fazë ku diaspora është duke u rritur kështu që në një periudhë afatmesme, pra për një periudhë më tepër se pesëvjeçare nuk pritet se do të ketë rënie të madhe dhe presim që të ketë një stabilitet ose një ngritje të lehtë në periudhën e ardhshme”, sqaron Havolli.
Sipas statistikave, 43 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë anëtarë të familjes që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë 22.4 për qind prej tyre pranojnë remitenca prej familjarëve. Këto mjete kryesisht janë shpenzuar për konsum ditor, tregon Havolli.
“Nëse e themi se një emigrant mund të dërgojë 200 apo 300 euro për familjen e tij, është vështirë që ato mjete të transferohen nga konsumi në investime, pasi që vetë destinimi i tyre është fillimisht për konsum”, shton Havolli.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi tregon se paratë e dërguara nga emigrantët kosovarë për vite kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë në Kosovë, pasi që në të kundërtën, siç thekson ai, pa këto para shumë familje do të kishin vështirësi në përmbushjen e nevojave elementare për jetë.
“Kur kemi parasysh strukturën e shpenzimit të remitencave, atëherë është e qartë se kjo është shtylla apo mbështetja kryesore, së paku pse niveli i varfërisë mbetet këtu ku është, pse nuk është më e thellë. Ka shumë tregues që flasin se remitencat financojnë nevojat elementare, janë shpenzuar për të mbajtur gjallë familjet…”, shton Rexhepi.
Naim Gashi është profesor dhe njohës i politikave ekonomike. Ai tha për “Albinfo.Ch” se remitencat janë injeksioni kryesor financiar që merr ekonomia e Kosovës, më një bilanc negativ tregtar dhe të pagesave me botën e jashtme. Sipas Gashit, remitencat më shumë shfrytëzohen në zonat rurale.
“Niveli më i lartë i remitencave është i koncentruar në zonat rurale sesa në ato urbane. Remitencat në Kosovë janë një element i rëndësishëm në luftimin e varfërisë”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










