Lajme
Shqipëria shton masat e sigurisë për mbrojtje nga virusi Ebola
Shqipëria ka rritur masat e sigurisë edhe në pikën më të madhe kufitare detare në Durrës nga frika e përhapjes së virusit të ebolës.
Një ekip i epidemiologëve të portit detar të Durrësit ka forcuar kontrollet, duke marrë masa për të ndërgjegjësuar udhëtarët dhe marinarët mbi ebolën, simptomat dhe pasojat e saj.
Në vende të ndryshme të terminalit të udhëtarëve dhe portit janë publikuar materiale me informacione mbi ebolën.
Një autoambulancë dhe karantina janë gjithnjë në gatishmëri për të shoqëruar personat me simptoma të dyshimta, të cilët më pas duhet t’i nënshtrohen analizave të kryera në laboratorë specifikë jashtë vendit.
Përveç shkëmbimit të informacionit mbi gjendjen gjatë lundrimit me mjekët e trageteve dhe anijeve që prekin portin e Durrësit, ekipi prej 5 personash bën edhe verifikimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve dhe marinarëve.
Mediat në Tiranë raportojnë se kontrollohen më shumë anijet që lundrojnë dhe ndalojnë në portet e Afrikës, kontinenti nga ku po importohet virusi i frikshëm.
Deri më sot nuk është raportuar për ndonje rast të dyshuar në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













