Lajme
Kosova merr masa për mbrojtje nga Ebola
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha se nuk ka asnjë të sëmurë dhe as të dyshuar me Ebola në Kosovë. Institucionet kanë marrë masa mbrojtëse
Edhe pse në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me sëmundjen e Ebolas, institucionet vendore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje nga kjo sëmundje e cila ka marrë mijëra jetë njerëzish në Afrikë. Madje përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, thanë se nuk k as të dyshuar për këtë sëmundje.
Në një konferencë të përbashkët mbajtur në objektin e Qeverisë, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe ai i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka bërë të ditur për masat të cilat janë ndërmarrë nga institucionet publike për të parandaluar këtë sëmundje.
“Kujdesi në parandalimin e sëmundjes është shtuar duke pasur parasysh se nuk ka nevojë për panik dhe duke e ditur se virusi nuk po përhapet përmes ajrit, por me kontakt direkt me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar”, deklaroi Ramadani.
Sëmundja, sipas tij, përhapet gjatë kontaktit të afërt me gjakun, sekretet, organet dhe lëngjet tjera trupore të njerëzve apo kafshëve të infektuara si dhe në rrugë seksuale.
Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani tha se sëmundja e Ebolës po paraqet një kërcënim global dhe në këtë kontekst, institucionet e vendit kanë ndërmarra masat për parandalimin e saj, duke e ditur faktin që Kosova nuk është ishull i izoluar.
Në këtë aspekt, ministri Agani tha se janë duke u respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ngritjen e masave të kujdesit dhe vigjilencës.
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ndërkaq ka shprehur përkushtimin e institucioneve publike që të angazhohen maksimalisht në identifikimin e personave të mundshëm të infektuar me Ebola.
“Fatbardhësisht ne nuk kemi shumë frekuencë të fluksit të qytetarëve tanë në këto vende subsahariane, ku është e shpërndarë sëmundja. Megjithatë, përhapja mund të ndodh edhe nëpërmjet fluturimeve ajrore, Stambollit ose tjetër. Mirëpo, vetëm dua të sugjeroj për qytetarët e Kosovës, që për momentin nuk ka nevojë për kurrfarë panike, sepse nuk ka asnjë rast as të dyshuar e as të sëmurë nga Ebola”, deklaroi Rexhepi.
Kosova si shtet, siç tha ai e ka obligim që të ndërmarr të gjitha masat parandaluese që të mos ketë befasi.
“Do të jetë grupi ndërministror dhe ndërinstitucionalë që do t’i koordinoj të gjitha punët në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë të sigurt. Në rastet kur dikush vije nga këto vende në Kosovë, atëherë bëhet izolim minimum pesë ditë, si masë parandaluese. Dhe, nëse ka shenja të sëmundjes, natyrisht shkojnë në Klinikën Infektive ku një pjesë është e izoluar”, ka thënë ministri Rexhepi.
Ndërsa, sipas Naser Ramadanit, edhe pse rreziku që kjo epidemi të përhapet edhe në Kosovë është i vogël, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sipas tij, ka rikonfirmuar edhe njëherë zinxhirin komandues, nga Institucionet larta shtetërore deri te ato perifike, i cili duhet të respektohet me përpikëri në rast të shfaqjes së ndonjë të infektuari.
Ai kërkoi që në kuadër të masave mbrojtëse, të bëhet edhe kontrolli në aeroport dhe në pikat hyrëse të Kosovës, ndërsa të kontrollohen, punëtorët shëndetësorë, gjuetarët që bien në kontakt me kafshët e ngordhura, personat që kryejnë ritet fetare dhe të varrimit të pacientëve të vdekur nga Ebola, etj.
Ndryshe, Kosova ka shpejtuar hapat mbrojtës nga virusi Ebola, pasi u dha një lajm se një qytetarë britanik ka humbur jetën nga Maqedoni, nga virusi Ebola. Edhe pse autoritete në Shkup thanë se pacientë që vdiq, nuk kishte virus Eola. Megjithatë kjo ka mbetur të vërtetohet sot.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













