Lajme
Austriakët nuk e duan Kosovën dhe Shqipërinë në BE
Sipas një sondazhi realizuar nga Qendrës austriake për Politikë Evropiane, austriakët janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian
Bazuar në një sondazh që u publikua nga mediet shqiptare, shumica e qytetarëve të Austrisë (61 për qind) nuk duan që Shqipëria dhe Kosova të jenë pjesë e Bashkimit Evropian (BE). Ky është përfundimi i një sondazhi të qendrës austriake për Politikë Evropiane publikuar sot.
Sipas të dhënave të sondazhit, përgjithësisht austriakët janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, raporton “Shekulli”.
Nga personat e anketuar rezulton se 83 për qind, janë kundër anëtarësimit të Turqisë, 63 për qind kundër Kosovës, 61 për qind kundër Shqipërisë, 58 për qind kundër Serbisë, 57 për qind kundër Malit të Zi, 56 për qind kundër Maqedonisë dhe 55 për qind kundër Bosnjë-Hercegovinës.
Austriakët e shikojnë si pengesë anëtarësimin e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










