Lajme
Shpërblehen për efiçiencë të energjisë
Tri biznese dhe tre individë janë shpërblyer nga EBRD për investimet në efiçiencë të energjisë, në kuadër të projektit KoSEP
Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (EBRD) ka shpërblyer të mërkurën, tri biznese dhe tre individë kosovarë që kanë investuar në efiçiencë të energjisë, në kuadër të projektit KoSEP, i cili është përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Norvegjisë.
Në një ceremoni mbajtur në Prishtinë, prodhuesi i radiatorëve dhe kaldajave efiçente “Jugoterm”, përpunuesi i mishit “Apetit” dhe kompania bujqësore “IliriD”, kanë marrë shpërblimet për investimet më të mira në sektorin e biznesit për investimet e tyre.
Ndërsa në sektorin e investimeve në ndërtesa banimi projektet më të mira janë shpallur ato të Sali Cacaj, Fadil Hoxha dhe Gjylba Debogaj të cilët i kanë kthyer shtëpitë e tyre në ndërtesa efiçiente.
Siç thuhet në një komunikatë për media, projekti KoSEP ka ndihmuar dhënien e mbi 5 milionë euro kredive dhe mbi 600 mijë euro grante, që kanë rezultuar me kursimin e mbi 8000 Megavat/orë (MGwh) të energjisë elektrike në vit.
“Kreditë në kuadër të projektit të cilat janë përkrahur me grante prej deri 20 për qind të shumës së kredisë janë distribuuar nga banka TEB, AFK (Agjencia për Financim në Kosovë) dhe KRK (Kreditimi Rural i Kosovës). Projekti do të vazhdojë deri në mars të vitit të ardhshëm”, thuhet në komunikatën për media.
EBRD ka lansuar projektin e vet KoSEP, në tetor të vitit 2013, si përgjigje ndaj kërkesave në rritje të financimit të efiçiencës së energjisë. Siç thuhet, fondi prej 12 milionëve u huazon Institucioneve Partnere Financiare, të cilat pastaj japin kredi për individë dhe biznese.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













