Lajme
Kurbanët mund të theren, s’ka rrezik nga sëmundjet
Sëmundja e deleve dhe dhive që ka prekur Kosovën e njohur si “Gjuha e Kaltër” nuk ka pasoja tek njerëzit. Agjencia e Ushqimit jep leje për therje të kurbanëve
Delet e sëmura me “gjuhën e kaltër” i kanë vënë në sprovë besimtarët myslimanë në Kosovë, të cilët po hezitojnë të blejnë dele për kurban, nga frika se kjo sëmundje që po i mbyt delet dhe dhitë, mund të jetë me pasoja edhe për njerëzit. Mirëpo zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se nuk ka asnjë rrezik nga kjo sëmundje.
Zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçi theksoi se përkundër shfaqjes dhe pranisë së kësaj sëmundje, nuk ekziston as një rrezik për shëndetin e qytetarëve, raporton RTK.
“Sëmundja nuk është ngjitëse, është virusale dhe nuk transmetohet nga kafsha tek kafsha dhe as nga kafsha tek njeriu. Therja e kurbaneve është e lejuar, por ajo duhet ti përmbahet kushteve higjienike dhe të bëhet në thertore të licencuara sipas ligjit”, thotë Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Rasti i parë i sëmundjes “Gjuha e kaltër” është shfaqur me 22 gusht në Kosovë dhe është konfirmuar më 10 shtator. Sëmundja përhapët përmes mushkonjës, kurse është karakteristikë për vendet e ulët dhe më pak për zonat në lartësi mbidetare, për shkak të kushteve klimatike.
Sëmundja së pari ishte shfaqur në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri, kurse në Kosovë ishte paraqitur fillimisht në zonat kufitare. Deri më tani në Kosovë janë prekur 1120 krerë dele, kurse prej tyre kanë ngordhur 157 krerë në disa komuna. Komunat më të prekura janë Vitia, Kamenica, Prishtina dhe Podujeva.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











