Lajme
Gjermania ndihmon Ballkanin si të mbrohet nga përmbytjet
Një nismë konkrete në këtë drejtim është duke u aplikuar në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit në një projekt, që mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, ose siç njihet GIZ-i gjerman
Projekti: “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor” është një bashkëpunim mes GIZ-it dhe autoriteteve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.
Projekti, që funksionon dhe punon me një gamë të gjerë institucionesh të specializuara, ka një kohëzgjatje 7 vjeçare, ku nga janari 2012 deri në dhjetor 2015 përmbyllet faza e parë e tij, kurse nga janari 2016 deri në dhjetor 2018 është faza e dytë.
Të dyja së bashku kanë një faturë prej 3.5 milion euro.
Merita Meksi nga GIZ- Albania, që është koordinatore e projektit për Shqipërinë dhe Kosovën, thotë se projekti adreson problematikat, që rrjedhin nga ndryshimet klimatike në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe në nivel baseni.
Rajonin veri – perëndimor i Shqipërisë është i prirur ndaj përmbytjeve të rënda, të cilat kanë ndodhur rregullisht në vitet fundit dhe janë parashikuar të rriten në shpeshti dhe intensitet për shkak të ndryshimeve klimatike në rajon.
Një nga pesë komponentet e projektit rajonal synon ngritjen e një sistemi paralalmërimi të hershëm ndaj përmbytjeve, raporton DW nga Tirana.
Me këtë projekt është arritur të nxitet një bashkëpunim institucional ndërmjet instituteve përgjegjëse për hidrometeorologjinë respektivisht Institutin Shqiptar të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Institutin Hidrometeorolofjik të Kosovës (KHMI), Shërbimin Hidrometeorologjik Maqedonas (HMS) dhe Institutin e Hidrometeorologjisë dhe Sizmiologjisë të Malit të Zi (IHMS).
Eksperti i mjedisit, Prof. Sazan Guri, e vlerëson si shumë pozitiv këtë projekt për faktin, se ai gjeneron energji të ekspertëve të fushës në përballimin e situatave, që shkojnë përtej çdo parashikimi.
Për të kompletuar punën, si dhe për ta bërë publike rrezikun nga përmbytjet, GIZ dhe institutet përkatëse do të realizojnë në javën e dytë të tetorit prezantimin dhe trainimin për përdorimin e modelit hidrologjik të Drinit, model i cili kontribuon në sistemin e paralajmërimit të hershëm.
Shumë shpejt në këto vende do të jetë i mundur në kohë reale të adresohet informacioni rreth rrezikut nga përmbytjet e për rrjedhojë të marrin edhe masa konkrete për tu mbrojtur prej tyre, thonë në GIZ- Albania
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore “28.11”, hapësirë e re për komunitetin shqiptar... -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










