Lajme
DASH nxjerr listën e re të terroristëve
Lavdrim Muhaxheri, që u bë i njohur në botë duke ia prerë kokën një djali të ri në Siri, është përfshirë në listën e 10 terroristëve më në zë nga DASH-i. Ndalohet çdo kontakt me të
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar emrat e dhjetë terroristëve të rinj si dha ka urdhëruar që dy grupe ekstremiste islame të cilësohen si terroriste. Në mesin e këtyre personave të huaj terroristë, është edhe shqiptari nga Kaçaniku i Kosovës, Lavdrim Muhaxheri.
Sipas këtij urdhri të DASH, vendosen sanksione dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë atyre mbështetje, si dhe veprimeve terroriste të tyre. Si rezultat, të gjitha pronat nën juridiksionin e SHBA-ve, u ndalohet në angazhohen në ndonjë transaksion me ta, apo nga i cili ata mund të përfitojnë.
DASH-i në mesin e personave më të rrezikshëm e ka përfshirë edhe kosovarin Muhaxheri, si luftëtar i huaj në radhët e Shtetit Islamit të Irakut dhe Levantit (ISIS). Ai ka dhënë po ashtu dëshmi për veprime kriminale në kuadër të organizatës islamike ISIS, duke prerë koka.
Në këtë listë gjendet edhe një emër tjetër nga rajoni, Nusret Imamoviq nga Bosnja, për të cilin thuhet se vepron tash në Siri. Ai thuhet “të jetë angazhuar aktivisht në ekstremizëm dhe besohet të jetë duke luftuar përkrah frontit Al-Nusra”.
Sipas DASH, dy grupet të cilësuara si terroriste janë JAMWA dhe HSI.
“E krijuar në shkurt të vitit 2013, Jaish al-Muhajireen wal-Ansar (JAMWA), është një organizatë terroriste e udhëhequr nga çeçenet, me bazë në Siri, e cila përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj. Në bashkëpunim me organizata të tjera ekstremiste në Siri, si Fronti al-Nusrah dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti (ISIS), JAMWA ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër komuniteteve civile, si dhe ka rrëmbyer civilë dhe të huaj të tjerë në Siri”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Harakat Sham al-Islam (HSI) është një organizatë terroriste e formuar në gusht të vitit 2013 dhe e udhëhequr nga shtetas marokenë. Ajo, siç thuhet, operon në Siri dhe përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj.
Grupi HSI ka kryer sulme terroriste dhe është përfshirë në rrëmbime të civilëve, krahas me organizata të tjera ekstremiste, të dhunshme në Siri, si Fronti al-Nusrah.
Ndërsa në listën prej 10 terroristëve janë: Amru al-Absi, i cili që nga mesi i muajit korrik të këtij viti, është zgjedhur udhëheqës provincial i ISIS-it për Homsin në Siri, në rajonin e Aleppos. Si udhëheqësi kryesor i ISIL-it në Siri, ai është organizator i rrëmbimeve, raporton “Express”.
Salim Benghalem, ekstremist francez me bazë në Siri dhe anëtar i ISIS-it, i cili kryen ekzekutime në emër të grupit. Më 2007, Salim u gjet fajtor dhe u dënua me burgim në Francë, për një vrasje të vitit 2001. Sot, ndaj tij janë lëshuar urdhër arreste evropiane, për aktivitetet e tij në emër të ISIS-it.
Mohammed Abdel-Halim Hemaida Saleh, i cili në maj të vitit 2013, u arrestua në Egjipt nga autoritetet, për organizimin e një komploti për të sulmuar ambasadat perëndimore në Kairo. Ai është anëtar i al-Kaidës dhe mbështet organizimin e sulmeve kundër interesave amerikane dhe izraelite.
Lavdrim Muhaxheri është shqiptar nga Kosova, luftëtar i huaj i ISIS-it, i cili operon si në Siri, edhe në Irak. Muhaxheri u bë i njohur në botë në korrik të këtij viti, pasi postoi në Facebook fotografi grafike të vetes së tij, duke i prerë kokën një djali të ri.
Murad Margoshvili është një udhëheqës i njohur çeçen, i cili ka ndërtuar një bazë për stërvitjen e terroristëve në Siri, pranë kufirit me Turqinë, ku luftëtarët e huaj të porsaardhur, stërviten për luftime. Ai është njëkohësisht udhëheqësi i Junud al-Sham-it, një grup militant që lufton krahas me grupe të tjera ekstremiste në Siri.
Nusret Imamoviq është një udhëheqës terrorist boshnjak, i cili vepron në Siri. Pas mbërritjes së tij atje, Imamovic mbështeti në mënyrë aktive ekstremizmin e dhunshëm dhe tani mendohet se ai lufton me Frontin al-Nusrah.
Muhannad al-Najdi është anëtar i al-Kaidës me bazë në Siri, nga Arabia Saudite. Para se të shkonte në Siri, më 2013, al-Najdi ishte përfshirë në organizimin e sulmeve në Afganistan. Që nga të paktën viti 2010, al-Najdi është marrë edhe me ndërtimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara, për t’u përdorur në Afghanistan dhe në Siri.
Abdessamad Fateh, po ashtu i njohur si Abu Hamza; është anëtar i një rrjeti ekstremist me bazë në gadishullin skandinav, që mendohet të ketë lidhje me al-Kaidën dhe ka shkuar në Siri.
Abd al-Baset Azzouzka qenë i pranishëm me aktivitetin e tij në Afghanistan, Britani dhe Libi. Ai u dërgua në Libi më 2011 nga udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, ku mobolizoi të paktën 200 luftëtarë. Ai njihet si një nga operatorët kryesorë, me aftësinë për të stërvitur rekrutë të al-Kaidës për një sërë kapacitetesh.
Maalim Salmanu u zgjodh nga udhëheqësi i al-Shabaab, që ka vdekur, Ahmed Abdi aw-Mohamed (aka Godane), për t’u bërë kryetari i luftëtarëve të huaj afrikanë. Ai ka stërvitur luftëtarë të huaj që donin t’i bashkoheshin al-Shabaab-it dhe është përfshirë në operacione në Afrikë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










