Lajme
Papa lë Shqipërinë, bekon shqiptarët
Ati i Shenjt, në vizitën e parë zyrtare në Evropë, e bekoi Shqipërinë dhe popullin shqiptarë, i cili siç tha Freçesku, ka sakrifikuar aq shumë, për fenë dhe kombin. Papën e përshëndetën rreth 300 mijë shqiptarë
Ati i Shenjtë, Papa Françesku e përfundoi vizitën e tij që u quajt historike në Shqipëri, duke e bekuar Shqipërinë si vend ku mbizotëron, mbi të gjitha, siç tha ai, toleranca fetare.
Në Aeroportin “Nënë Tereza” atë e përcollën përfaqësuesit e shtetet shqiptar, ndërsa vizita e tij la pas një imazh shumë të mirë për vendin.
Ati i Shenjt, në vizitën e parë zyrtare në Evropë, e bekoi Shqipërinë dhe popullin shqiptarë, i cili siç tha Papa Freçesku, ka sakrifikuar aq shumë, për fenë dhe kombin.
Ai solli me vete diçka që konsiderohet madhështore për kombin shqiptar, kopjen e digjitalizuar të “Mesharit” të Gjon Buzukut, librin e parë të shkruar shqip në vitin 1555. Ky libër do t’i shtohet thesarit të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, ndërsa ia dorëzoi presidentin Bujar Nishani.
Ky i fundit, ndërkaq ia dha Atit të Shenjtë një portret të gdhendur në argjend të Giovanni Francesko Albanit, Papa Clemente XI, me origjinë shqiptare, të shoqëruar me citatin “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!”.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ia dhuroi Atit të Shenjtë “Çelësin e Qytetit”, një simbolikë që nderon miqtë e kryeqytetit.
Papa po ashtu mbajti Meshën e Shenjtë në Sheshin që mban emrin e të Lumturës shqiptare Nënë Tereza. Së bashku me Papën ishin në Meshë edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë. Në meshë morën pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
“Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezërit të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”, tha ai.
Papa në meshë i përkujtoi të gjitha ata martirë, klerikë katolikë që kanë dhënë jetën në mbrojtje të krishterimit.
“Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar!. Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit”, kujtoi Papa.
Sot portat e Shqipërisë, siç tha ai, janë të hapura e përparon stina e protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit.
Ndryshe, element i veçantë i kësaj vizite sipas zëdhënësit të Vatikanit, ishte edhe prania e shumë besimtarëve myslimanë gjatë mbajtjes së meshës së shenjtë.
“Papa theksoi çështjen e respektit mes komuniteteve. Një kolege shqiptare më tha se gjatë meshës dhe asamblesë janë të pranishëm shumë myslimanë. U shpjegua që komunikoni është për katolikët por myslimanët donin që të merrnin bekimin e Papës”, u shpreh At Lombardi.
Sipas medieve edhe ndërkombëtare që ishin të pranishëm në Tiranë (rreth 1200), heroi i ditës ishte kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili ishte pjesë e Meshës së Shenjtë bashkë me udhëheqësit tjerë fetarë të Shqipërisë.
Bruçaj siç thuhet, ka dhënë shembullin e udhëheqësit fetar, duke qëndruar krahë për krahë me klerikët tjerë fetarë.
Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa u takua me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. “Martirët në Shqipëri preferuan torturat sesa të mohonin fenë. Ju falenderoj për vëllazërinë dhe bashkëpunimin mes jush. Besimi i vërtetë është burim paqeje. të diskriminosh në emër të Zotit, është jonjerëzore”, u shpreh Papa.
Në mbrëmje Papa mori pjesë në lutjet mbrëmësore në Katedralen e Tiranës. Pas dëgjesës se historive te dhimbshme te dy te mbijetuarve te regjimit, Ati i Shenjte ndryshoi protokollin. Në këtë takim morën pjesën rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri.
Ati i Shenjte vizitoi edhe qendrën “Betania” ne Bubq, ku u prit nga drejtues te saj ndodhet ne Bubq dhe ku u zhvilluan edhe dy dëgjesa nga pjesëtarë të kësaj qendre. Papa Françesku mbajti fjalën e rastit, ku nder te tjera u shpreh se lutet për Shqipërinë dhe shqiptaret.
Zëdhënësi i Vatikanit At Frederico gjatë një prononcim për media ai ka zbardhur edhe mesazhin që Papa la për shqiptarët në Librin e Përshtypjeve në Presidencë. “Popullit fisnik shqiptar me respektin dhe admirimin tim për dëshminë e tij dhe vëllazërinë në çuarjen para të vendit”- ka shkruar Papa Françesku.
Ndërkaq, At Frederico ka treguar tre elementet që i bënë përshtypje Papës gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Ai gjithashtu u përgjigj në pyetjet lidhur me çështjen e Kosovës duke thënë se vizita e Papës nuk ka karakter politik.
Sipas zëdhënësit të Vatikanit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza” përshëndetën Papa Françeskun 250-300 mijë pelegrinë.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore “28.11”, hapësirë e re për komunitetin shqiptar... -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











