Lajme
Valë arrestimesh në Kosovë, në pranga edhe imam Krasniqi
Policia e Kosovës ka arrestuar dy imamë më kontradiktor në Kosovë, imami i Prishtinës, Shefqet Krasniqi dhe kryeimami i Pejës, Enes Goga. Është arrestuar edhe Fuad Ramiqi
Policia e Kosovës sot në mëngjes ka nisur një valë arrestimesh në gjithë territorin e vendit, ndërsa burime policore thonë se janë arrestuar dy imamë më kontradiktor në Kosovë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi dhe krye-imami i Pejës, Enes Goga.
Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.
Motivet e këtyre arrestimeve duket se kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.
Policia në këtë rajon ka arrestuar imamin Enis Ramën imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip. Po ashtu siç raportojnë mediet në Prishtinë, në mesin e të arrestuarve është edhe Ekrem Avdiu, që aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik në Mitrovicë.
Vazhdimin e aksionit për arrestimin të dyshuarve si pjesëmarrës apo edhe nxitës të shkuarjes në Siri e ka konfirmuar policia e Kosovës.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Express se qysh në orët e hershme të mëngjesit, policia është duke kryer një aksion nëpër Kosovë. “Është duke u kryer një operacion arrestimesh nëpër Kosovë. Tash për tash kaq kam për të konfirmuar sapo t’i marrë detajet do të dalim me një komunikatë”, ka thënë ai.
Operacioni në fjalë është zhvilluar nga Njësia Anti-terror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës.
Një muaj më parç janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi është arrestuar edhe një javë më parë nga Policia, por pas intervistimit është liruar.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











