Lajme
Gazetari kosovar përfiton nga përvoja zvicerane
Për shkëmbimin e përvojave mes dy gazetarëve Kosovë-Zvicër, flet edhe gazetari nga Prishtina, Ridvan Hamza
Me procesin dhe shkaqet e emigrimit si temë qendrore, programi i Radio Televizionit Zviceran ( RTS ) “En Quete d’Allieurs”, ka bashkuar kësaj radhe dy gazëtarë nga dy vende të ndryshme, Laurent Burkhalter nga RTS në Gjenevë si dhe Ridvan Hamza nga Kohavision ( KTV ) në Prishtinë.
Pos temës qendrore, ky program kishte edhe për qëllim edhe shkëmbimin e përvojave mes dy gazetarëve të lartpërmendur.
Edhe pse me një përvojë gati 5-vjeçare si gazetar në KTV, për Ridvanin të qenit pjesë e këtij programi ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme për të mësuar më shumë për ushtrimin e profesionit të gazetarisë në shtetin e Zvicrës.
Edhe pse programi parashihej të fillonte diku në muajin qershor, Ridvani dhe Laurenti, qysh dy muaj më parë kishin nisur kontaktet e para për përcaktimin e temës si dhe detajet e tjera të nevojshme.
Kjo periudhë është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë për t’u përcaktuar për temën e reportazhit, për të cilin do të kishin material të mjaftueshëm për ta prezantuar në mënyrë të mirëfilltë.
Kjo periudhë dymujore për Ridvanin ishte një përvojë e re dhe interesante, pasi që i kishte dhënë një pikëpamje tjetër për kohën dhe mënyrën se si ndërtohet një reportazh i mirëfilltë.
Siç edhe pritej, puna e madhe filloi në qershor, ku Ridvani qëndron në qytetin e Gjenevës, i cili së bashku me z. Burkhalter kanë punuar shumë për të realizuar atë për të cilën ishim dakorduar qysh më parë.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë të dy gazetarët kanë takuar dhe intervistuar shumë kosovarë, e që kryesisht vinin nga rajoni i Anamoravës, të cilit i përket edhe Ridvani. Gjatë punës së tyre, ata në radhë të parë janë marrë me sfidat thuajse të zakonshme të ballkanasve për t’u integruar në shoqërinë zvicerane. Ridvani thekson se pos atyre personave që ende kishin probleme me integrim, ai kishte takuar edhe të tjerë, të cilët tashmë edhe kishin arritur suksese me veprimtaritë e tyre.
Se Zvicra është pothuajse si magnet për shumëkënd, këtë e dëshmon edhe Ridvani, i cili gjatë diskutimeve të bashkatdhetarë, ka marrë edhe opinionet e tyre pse kosovarët vazhdojnë të synojnë emigrimin në shtetin zviceran, qoftë edhe ilegalisht, pavarësisht që ndoshta atyre u mungon një parapërgatije qoftë ajo shkollore, ose edhe mosnjohja e ndonjë gjuhe zyrtare.
Pas përfundimit të punës në Gjenevë, më 7 qershor Ridvani kthehet në Kosovë, ku të nesërmen zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme në vend, një përvojë tjetër e jashtëzakonshme në KTV.
Më pas ka pasuar edhe vizita e gazetarit zviceran Laurent Burkhalter në Prishtinë, që kishte për detyrë të realizonte një reportazh me përmbajtje thuajse të njëjtë, por me më shumë interes në situatën ekonomike e politike në vend, për të kuptuar në thelb shkaqet e emigrimit, që ishte edhe tema e programit për këtë vit.
Gjatë kohës që ka qëndruar në Kosovë, Laurent ka pasur mundësi që të shohë nga afër edhe vendin se ku punon Ridvani në Kohavision, gjë të cilën e kishte bërë edhe ai sa ishte në Gjenevë.
Por, pavarësisht përqëndrimit në reportazh, një aktivitet tjetër i madh botëror po zhvillohej ndërkohë: Kampionati Botëror i Futbollit në Brazil. Prezenca dhe suksesi i kosovarëve në ekipin kombëtar të Zvicrës ishte një ngjarje e paevitueshme, dhe Laurent shfrytëzoi rastin për të realizuar një reportazh mjaft të mirë në qytetin e Gjilanit, në ditën kur luhej ndeshja Zvicër-Francë, e që fatkeqësisht nuk përfundoi mirë për kombëtaren zvicerane.
Edhe pse tashmë kanë kaluar mbi 3 muaj nga ky bashkëpunim, materialet e realizuara do të publikohen sot nga ora 12:45 dhe 19:30 në Radio Televizionit Zviceran RTS , si një nga kushtet e programit “En Quete d’Allieurs”, megjithatë për Ridvanin, gjë e cila mund të thuhet edhe për Laurent-in, ky shkëmbim ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











