Lajme
Tito shpenzoi 90 miliardë dollarë për ndërtimin e bunkerëve
Vetëm strehimorja Anti-Atomike e ndërtuar në malin Konjic të Bosnjës i kishte kushtuar ish-Jugosllavisë 8,5 miliardë dollarë. Ndërsa të gjitha strehimoret kushtuan 90 miliardë dollarë
Shteti i dikurshëm i ish Jugosllavisë, sikurse edhe shumica e shteteve të ish bllokut komunist, ka investuar shumë para në ndërtimin e bunkerëve. Vlerësohet se më shumë se 90 miliardë dollarë janë shpenzuar për ndërtimin bunkerëve- strehimoreve për liderët socialistë. Vetë me urdhër të kryetarit Josip Broz Tito, ishin ndërtuar 26 strehimore.
Prej tyre 7 ishin ndërtuar në Serbi, 6 në Bosnjë e Hercegovinë, 5 në Kroaci, 3 në Slloveni, 3 në Mali i Zi dhe 2 në Maqedoni. Këto strehimore janë ndërtuar gjatë periudhës kohore 1950 deri në të 1990t, ndërsa për ndërtimin e tyre, siç shkruan “Novosti” është shpenzuar një fond gjigant prej 90 miliardë dollarësh.
Ndërsa strehimorja më e madhe dhe më e sofistikuar që ishte ruajtur në top-sekret për disa dekada ka qenë ajo në Mali Zllatar, që ndodhet afër qytetit Konjic të Bosnjë e Hercegovinës. Ky bunker gjigant “Anti-Atomik”i ndërtuar para 33 viteve është quajtur “Objekti D-0 ARK” që ka qenë vendkomanda kryesore e ish Armatës Popullore të Jugosllavisë.
“Qyteti nëntokësor Konjica (BeH) ishte më i madhi dhe më i shtrenjti, sepse kishte kushtuar 8,5 miliard dollarë. Kjo strehimore atomike ishte ndërtuar në thellësi të malit Zlatar me sipërfaqe 6.500 metra katrorë. Kishte 3 pjesë: mbi tokë ishin 3 vikend-shtëpiza të Titos, nën tokë ishte fabrika e municionit dhe bunkeri anti-atomik, të vendosur në një thellësi prej 280 m”, shkruan gazeta, citon Fakti.
Qëllimi i ndërtimit të kësaj strehimore, siç thuhet ishte, ishte që në rast të ndonjë sulmi nuklear, operacionet mbrojtëse të komandohen nga nëntoka, ku do të strehoheshin oficerët e komandës supreme në krye me mareshalin Tito dhe familjen e tij.
Ndërtimi i kësaj qendre nëntokësore ka zgjatur prej vitit 1953 deri në vitin 1979.
Siç kanë raportuar më herët edhe disa media të tjera, për këtë bunker, pos punëtorëve që janë përzgjedhur me shumë kujdes dhe të cilët kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë edhe kontratë-marrëveshje për të heshtur, në dijeni kanë qenë vetëm katër komandantë sipas detyrës zyrtare.
Një gazetar boshnjak që i pari ka parë këtë vepër të Marshall Tito-s, thotë se kur kalohet nëpër korridor të shtëpisë së parë, hapen tri dyer të rënda prej hekuri me trashësi prej 1.20 metra, prapa së cilës ndodhet tuneli që shpien deri në zemrën e strehimores atomike në thellësi prej 280 dhe gjatësi prej 202 metra.
Tunelet lidhin pjesën që maskon me pjesën e tretë të objektit-strehimoren atomike, që mund të përballojë një goditje atomike (nukleare) të fuqishëm deri në 20 kiloton. Muret e tunelit janë punuar me dorë (punë dore), ndërsa objekti ndriçohet me 6.000 poçe neoni.
Pjesa e tretë e objektit, siç thuhet në raportin e objektit, është në formë patkoi dhe kjo është pjesa mbrojtëse e tij, sepse në të ndodhen sistemet për mbrojtje, sistemi kundër zjarreve (zjarrfikësit), sistemi për mbrojtje nga sulmi atomik-nuklear, klima sistemet…
Objekti është i ndarë në 12 blloqe, ndërsa më të rëndësishmit janë blloku 6 (komunikimet), 8 (blloku i Titos), 9 (blloku i sistemeve klima), 10 ( blloku i cisternave me naftë) dhe 11 (blloku i ujit).
Ky bunker ka një hapësirë prej 6.854 m², dhe ka mbi 100 dhoma fjetje, me shtretër komod, dy salla të mëdha për konferenca, pese qendra operative me lidhje të drejtpërdrejta telefonike me kryesitë e republikave dhe televizionin kabllovik, dy kuzhina, pese qendra sanitare-tualete, kripto qendrën, spitalin me sallën operative, etj.
Në të, ndodhen dy rezervuar me nga 50 tonë naftë, dy lloj klima sisteme, pishina me 1.700 metra kub ujë, ujë i rrjedhshëm si dhe uji teknik nga bunari që ndodhet në mal. “Secili nga këto sisteme ka edhe sistemin alternative në rast se dështon i pari”, thuhet në përshkrimin që i ka bërë portali Klix.
Ndryshe, në rast të rrezikut nga sulmi atomik, bunkeri ka qenë në gjendje të pranojë 350 persona nga kreu ushtarak dhe politik të ish RSFJ-së, të cilët në atë bunker kanë mundur të qëndrojnë e jetojnë gjashtë muaj pa kurrfarë kontakti me botën jashtë bunkerit.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore “28.11”, hapësirë e re për komunitetin shqiptar... -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











