Kosova
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit
Republika e Kosovës ka vënë në fuqi nga 22 maji 2026 Ligjin e Ri për Shtetësinë, i cili sjell procedura më të thjeshtuara dhe më efikase për qytetarët e diasporës, përfshirë bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimet ligjore synojnë të lehtësojnë regjistrimin e shtetësisë për fëmijët e lindur jashtë Kosovës, ri-fitimin e shtetësisë për personat që e kanë humbur atë më herët, si dhe natyralizimin e pjesëtarëve të diasporës dhe pasardhësve të tyre.
Ligji i ri parasheh që për regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë vendit mjafton që njëri prej prindërve të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa kërkohen dokumente bazë si certifikata internacionale e lindjes dhe dokumentet identifikuese të prindërve.
Ndërkohë, për ri-fitimin e shtetësisë, aplikuesit duhet të dëshmojnë shtetësinë e mëhershme të Kosovës, të paraqesin dokument identifikimi valid dhe deklaratë për pranimin e rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.
Ligji gjithashtu përcakton se dënimet vetëm me gjobë ose deri në një vit burgim nuk do të konsiderohen pengesë për ri-fitim apo natyralizim në raste të caktuara.
Për pjesëtarët e diasporës që synojnë natyralizimin, kërkohen dëshmi për lidhje familjare ose ekonomike me Kosovën, qëndrim të ligjshëm jashtë vendit dhe përmbushje të obligimeve financiare ndaj shtetit.
Autoritetet rikujtojnë se Republika e Kosovës lejon shtetësinë e dyfishtë, duke u mundësuar qytetarëve të ruajnë edhe shtetësinë gjermane, në përputhje me legjislacionin e të dy vendeve.
Aplikimet për regjistrim, natyralizim apo ri-fitim të shtetësisë mund të dorëzohen në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











