Lajme
“Shtegtarët e lirë” përmbyllën misionin e tyre
Duke e quajtur veten “Shtegtarët e lirë”, këta persona kanë ecur nën sloganin “5 milionë hapa për një hap” me shpresën se Brukseli do t’iu japë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të udhëtuar drejt vendeve të Shengenit pa viza
“Shtegtarët e lirë” kanë dhënë mesazhin e tyre që është lirimi i kosovarëve nga detyrimi që për të udhëtuar jashtë vendit të kërkojnë vizë.
Katër burra që ishin nisur nga Gjilani i Kosovës në rrugëtimin prej 2500 kilometrash, më në fund kanë arritur në Bruksel më 17 korrik, pas ecjes tejet të vështirë 78 ditore në këmbë.
Marshimi i gjatë është ndërmarrë nga Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha.
Marshimi është bërë si përpjekje për të arritur regjim pa viza të udhëtimit drejt vendeve të BE-së për bashkëqytetarët e Kosovës.
Duke e quajtur veten “Shtegtarët e lirë”, këta persona kanë ecur nën sloganin “5 milionë hapa për një hap” me shpresën se Brukseli do t’iu japë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të udhëtuar drejt vendeve të Shengenit pa viza.
Liderët dhe qytetarët e Kosovës po i kërkojnë BE-së që t’i trajtojë ata njëjtë si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që tashmë kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Shengenit.
Bashkimi Evropian ka hequr vizat turistike për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipërisë dhe Bosnjës u janë hequr vizat turistike një vit më pas, në dhjetor të vitit 2010.
Pas arritjes në kryeqytetin belg, Jahi Mustafa, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ai nuk ka asnjë pendim rreth këtij udhëtimi.
“Po, mendoj që padyshim ka qenë udhëtim që ia ka vlejtur të bëhet dhe ia vlen të theksohet që ne, si qytetarë të Evropës, kemi nevojë të bëhemi pjesë e BE-së dhe të kemi të njëjtat të drejta si popujt e tjerë”, thotë Jahi Mustafa.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, grupi prej katër personash, janë takuar me zyrtarë të BE-së që janë përgjegjës për çështje të Brendshme dhe Drejtësi, të cilët kanë thënë se Kosova ka përmirësuar mundësitë që të fitojë të drejtën e udhëtimit pa viza, por ka ende reforma që duhet kryer.
Në Prishtinë shpresohet që drita jeshile do të jepet në fund të këtij viti për këtë çështje, por shumëçka varet nga qëndrimi momental i vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht pas zgjedhje të majit për Parlamentin e ri Evropian, në të cilën fituese dolën partitë e ekstremit të djathtë me programet e tyre kundër imigracionit.
Mustafa, gjithashtu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se grupi është duke shqyrtuar mundësinë që të bëjë të njëjtin udhëtim sërish, por se tani për tani ata duhet që ta shpërndajnë mesazhin nëpër Kosovë për nevojën që të luftohet migrimi ilegal prej Kosovës.
“Ajo që grupi është duke menduar ta bëjë është që të vazhdojë të punojë brenda Kosovës, që të udhëtojë nëpër vend dhe të bisedojë për rëndësinë e ndalimit të migracionit ilegal dhe të nënvizojë nevojën që njerëzit të punojnë në vendin prej nga vijnë dhe të evitojnë kontributin në shtyrjen e mëtejme të liberalizimit të vizave”, thekson Mustafa.
Grupi i katër kosovarëve që janë të punësuar me orar të plotë, fillimisht patën vendosur që të paguajnë vetë për ecjen drejt Brukselit përmes Malit të Zi, Kroacisë, Austrisë, Gjermanisë dhe arritjes në Belgjikë.
Mirëpo, Nazim Ajdini thotë se ata kanë marrë ndihmë prej të tjerëve kur ka filluar të përhapet lajmi për ecjen e tyre në këmbë.
“Kur ne e filluam udhëtimin, ne e kishim buxhetin tonë, por na duhej më shumë dhe rrugës për këtu jemi përkrahur nga shumë njerëz sidomos kosovarët që jetojnë jashtë, të cilët i takuam gjatë rrugëtimit si dhe kishim përkrahje simbolike prej institucioneve të Kosovës”, thotë Ajdini.
Pasi e kaluan një ditë në Bruksel, grupi pritet të kthehej për në Gjilan, por kësaj radhe udhëtimi planifikohet me aeroplan.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













