Lajme
Shqipëria, oaza që ofron gjithçka
Sipas “New York Times”, në Shqipëri mund të gjesh gjithçka, det, mal, liqen, lumë... qytete historike, vizita kulturore...etj, vetëm nëse je aventurier
Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” e ka renditur Shqipërinë të katërtën në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2014. Sipas NYT, në Shqipëri mund të gjesh gjithçka, det, mal, liqen, lumë… qytete historike, vizita kulturore…etj, vetëm nëse je aventurier.
Nëse udhëton nga Tirana, ndalesën e parë mund ta bësh në Berat, vetëm 26 kilometra larg kryeqytetit. Në vendin që çdokush e njeh edhe me një tjetër emër: qyteti i një mbi një dritareve.
I shumëdashur nga vizitorët, me mikpritjen karakteristike të beratasve e sigurisht duke shijuar gatimet tradicionale, duke filluar nga byreku me koçkulla, trahanaja e ashpër, rehania e rrushit apo pekmezi.
Me këngë e valle i presin skraparllinjtë miqtë, duke i kujtuar çdo të riu që ka lindur aty se në të ardhmen janë ata që duhet ta ruajnë e ta përcjellin me fanatizëm këtë kulturë. I njohur për rakinë, por edhe për kanionet e bukura të Osumit, vendasit ftojnë gjithkënd ta vizitojë natyrën e tyre të bukur e t’i gëzohet ecjes në lumë.
Kështu e përshkruan NYT këtë qytete të gurit në Shqipërinë e mesme.
“Është magjepsëse të shohësh kanionet nga lart, por është krejt tjetër gjë të shohësh lartësinë e tyre ndërkohë që je duke notuar në rrjedhën e lumit duke shijuar rrezet e diellit”, thuhet në reporatzh.
Përveç detit, kemi gjithçka tjetër! Me këtë thënie është çelur sezoni turistik në Përmet në maj të këtij viti. E duket se çdo qytet në Shqipëri ndër vite ka marrë edhe një emër të dytë. Qyteti i trëndafilave është quajtur ndryshe ky vend.
Duket se ata që frekuentojnë ujërat termale të Bënjës, nuk shkojnë aty vetëm për t’u kuruar. Bukuria dhe pamja mahnitëse që ofron ky vend, i fton dhe i josh për t’u rikthyer sërish aty.
Shkrimi në “New York Times”
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












