Lajme
Për 5 vjet, 70 mijë azilkërkues kosovarë
Sipas Zyrës Mbështetëse Evropiane për Azil, brenda 5 viteve të fundit në BE kanë kërkuar azil rreth 70 mijë qytetarë të Kosovës. Gjasat për azil, siç thuhet, janë zero
Brenda pesë viteve të fundit më shumë se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa vetëm vitin e fundit rreth 20 mijë kosovarë janë regjistruar në listë e azilkërkuesve. Kështu tregojnë shifrat e Raportit të EASO-s (Zyrës Mbështetëse Evropiane për Azil), të publikuar me 7 korrik 2014.
Mirëpo, sipas EASO, gjasat që një qytetar i Kosovës të marrë statusin e azilantit në shtetet anëtare të BE-së është zero për qind, pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe aplikimi i konventave për mbrojtje ndërkombëtare për qytetarët kosovarë nuk vlen.
Mësohet se gjatë viti 2013 në Kosovë janë kthyer rreth 5100 qytetarë kosovarë, raporton “Zëri”.
“Gjatë vitit 2013 janë riatdhesuar afër 5100 kosovarë në shumicën e rasteve nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen. Ky trend është i përafërt me ato të viteve paraprake, pra afërsisht 5000 gjatë një viti kalendarik”, thuhet më tej në përgjigjen e Zyrës për Informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë.
Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se emigrimi i parregullt i qytetarëve të Kosovës ndikon negativisht në procesin e liberalizimit të vizave dhe në proceset e tjera integruese.
“Emigrimi i parregullt i qytetarëve kosovarë në shtetet anëtare të BE-së dhe aplikimi për azil në këto vende dëmton procesin e integrimit evropian për Kosovën. Kjo për faktin që BE-ja është vërshuar nga emigrues të parregullt nga zonat me konflikt”, vlerësojnë zyrtarët e kësaj Ministrie.
Ndërsa, Policia e Kosovës gjatë vitit 2014 ka arritur t’i zbulojë rreth 90 raste kur qytetarë të Kosovës kanë tentuar ta kalojnë kufirin ilegalisht.
“Për vitin gjatë 2014 janë raportuar gjithsej 90 raste në të gjitha këto raste ka pasur persona të arrestuar dhe lëndët janë trajtuar dhe dërguar në prokuroritë përkatëse”, bënë të ditur Zyra për Informim në Policinë së Kosovës.
Profesori universitar dhe njohësi i proceseve integruese, Emrush Ujkani, ka thënë se statusi i refugjatëve, qytetarëve të Kosovës nuk do t’u njihet në këto vende. Sipas tij, BE-ja e ka bërë të qartë se këta persona do të kthehen, madje sipas Ujkanit ky numër kaq i madh i alikërkuesve kosovarë në vendet e BE-së do të ndikojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
“Ky numër kaq i madh i qytetarëve tanë atje, para se të jetë shqetësues për vendet e BE-së duhet të jetë shqetësues për ne, sepse kjo tregon pamundësinë që këta qytetarë të sigurojnë një mirëqenie sociale në vendin tonë. Kjo gjithsesi, që do të ketë ndikimi në organet vendimmarrëse për procesin e liberalizimit të vizave”, ka vlerësuar Ujkani.
Sipas statistikave në vendet e BE-së në vitin 2009 kanë kërkuar azil: 14275, në vitin 2010- 14 310, në 2011 janë 9 880, në vitin 2012 – 10210 dhe në vitin 2013 kanë kërkuar azil 20225.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










