Lajme
Nis ndërtimi i Autostradës Prishtinë- Hani i Elezit
Me idenë e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të mbajë emrin e intelektualit tetovar “Arbër Xhaferi
Të enjten, zyrtarisht ka filluar ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit e njohur si “Rruga 6”. Kjo autostradë që lidhë Prishtinën me kryeqytetin e Maqedonisë-Shkupin do të jetë e gjatë 55 kilometra, ndërsa do të ndërtohet nga kompania turko-amerikane, Bechtel-Enka.
Nisja e punimeve u bë zyrtarisht në një ceremoni që u zhvillua në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ata të Maqedonisë, si dhe diplomatë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovës.
Me kërkesën e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi kjo rrugë do të quhet “Arbër Xhaferi”.
“Sapo nisëm ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit duke bërë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të mëtutjeshëm të infrastrukturës së Kosovës. Kjo autostradë do të shërbejë si një arterie e zhvillimit ekonomik, do t’i bashkojë më shumë shqiptarët dhe do ta integrojë vendin tonë në rrjetet kryesore mbarë-evropiane të transportit”, deklaroi në fillim Hashim Thaçi.
“Ky projekt madhor shënon fillimin e jetësimit të Misionit të R, do të marrë emrin e intelektualit të shquar shqiptar Arbër Xhaferi”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se kontrata për këtë projekt është ndër më të mirat. Ai tha se për dy vjet sa është punuar në këtë projekt janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi tha se kjo autostrade ka një rëndësi të veçantë sepse bashkon shqiptaret. Ai tha se kjo rrugë do të jetë një urë lidhëse mes shqiptarëve dhe do të fillojë një afërsi, një kohezion social, ekonomik, vëllazëror mes dy anëve.
Në anësen tjetër përfaqësuesit e opozitës dhe ata të shoqërisë civile, e kanë kundërshtuar nënshkrimin e kontratës nga ana e Qeverisë me kompaninë “Bechtel&Enka në vlerë 600 milionë euro.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, ka thënë se Prokuroria e shtetit nuk do të duhej të lejonte nënshkrimin e kontratës me “Bechtel&Enkan”, pa u sqaruar dyshimet e shumta në kontratën e kaluar të së njëjtës kompani me Qeverinë për ndërtimin e Autostradës se Kombit.
Ndërkaq Abdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo kontratë nuk është dashur të nënshkruhet në një kohë të tillë transitore. Visar Ymeri, nga lëvizja “Vetëvendosje”, po ashtu e kundërshton veprimin e Qeverisë për të nënshkruar këtë kontratë.
Kjo autostradë parashihet të kryhet brenda 42 muajsh nga dita e sotshme. Ndërtimi i Rrugës 6, që deri në kufirin me Maqedoninë është rreth 55 kilometra iu ka besuar kompanisë turko-amerikane, Bechtel-Enka, e cila ka ndërtuar edhe autostradën “Ibrahim Rugova”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











