Lajme
Bursa, qyteti turk me 800 mijë shqiptarë
Bursa është qyteti që ka gati më së shumti shqiptarë në botë. Rexhep Alltepe është kryebashkiaku me origjinë nga Shkupi, i cili ka propozuar që shqipja të futet në shkollat turke
Pak kush prej qytetarëve e di se Bursa, një nga qendrat më të industrializuara metropolitane të Turqisë, është një ndër qytetet më të banuara nga shqiptarët në botë.
E vendosur në veriperëndim të Anadollit, në rajonin Marmara, ky qytetet prej 2.4 milionë banorësh, një të tretën e popullit e ka shqiptarë.
Bursa, ky qytet me një zhvillim të jashtëzakonshëm, i cili shquhet për prodhimin e mjeteve motorike, prej 10 vjetësh ka në kryetar shqiptar. Rexhep Alltepe është kryebashkiaku, me origjinë nga Shkupi, i cili ka propozuar që të përfshihet gjuha shqipe në shkollat turke.
Të vendosur në Bursa prej afro 100 vjetësh, familjet shqiptare nuk janë ndaluar të ruajnë gjuhën, vlerat dhe kulturën e tyre. Shqiptarët e Bursës, siç raporton “TV Klani” kanë ditur të ruajnë mjaft mirë edhe një prej vlerave më të mëdha të shqiptarëve, mikpritjen.
Të ardhur nga Shkupi e Kosova, ata janë përpjekur të ruajnë gjuhën dhe traditat shqiptare, madje edhe martesat kanë preferuar ti bëjnë me shqiptarë. Me ne kanë dëshirë të flasin shqip, edhe pse ndonjë herë e kanë të vështirë të shprehen. Na tregojnë se janë mjaft mirë të integruar në Bursa por sërish kanë mall për vendin e tyre.
Edhe gatimet tradicionale shqiptare kanë mundur ti ruajnë dhe madje t’ja përcjellin brezit me të ri.
Tirana dhe Bursa prej vitesh janë binjakëzuar, si dy vende që do të bashkëpunojnë ngushtë më njeri- tjetrin, për këtë arsye kryebashkiaku Bursës premtoi se do të mbështesë Tiranën në zhvillimin e saj .
Shoqata e biznesmenëve në Bursa, Rumeli Said, e cila në shumicën e saj përbëhet nga biznesmen me origjinë shqiptare, janë gjithashtu të gatshëm të investojnë në Tiranë.
Historia në bursa është thuajse e gjallë, pasi asgjë nuk është prishur, që prej themelimit të saj si kryeqyteti i parë i shtetit osman në mes të 1335 dhe 1413.
Bursa është një ndër qytetet që ka arritur të prodhojë vetë të plotë ciklin e tramit, një prej mjeteve më të frekuentuar për lëvizjen e qytetarëve. Po ashtu në të gjithë Bursën gjenden 4 mijë fabrika të mëdha, të cilat prodhojnë makina.
Bursa gjithashtu ka banja termale dhe disa muzeume, duke përfshirë një muze të arkeologjisë. Por ajo çfarë të bie në sy në këtë qytet janë edhe sipërfaqet e gjelbëruara.
Në Turqi thuhet se banojnë më shumë se tre milionë shqiptarë që kanë lëvizur gjatë shekullit të kaluar. Shumica prej tyre kanë ikur në Anadoll nga represioni i pushtetit Serbo-Jugosllav. Gjithandej Turqisë ka fshatrat etnike shqiptare, që kanë ruajtur gjuhen, kulturën, por edhe traditat shqiptare.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












