Lajme
Pritet spektakël në ndeshjen Kosovë-Turqi
Biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi janë shitur pothuajse tërësisht, ndërsa në tregun e zi një biletë po shitet deri në 100 euro. Kosovarët presin spektakël nga ndeshja e sotme
Interesim i jashtëzakonshëm është shprehur në Kosovë për të parë ndeshjen e dytë miqësore që e kombëtarja e Kosovës e luan kundër Turqisë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Biletat menjëherë janë shitur pothuajse tërësisht, ndërsa në tregun e zi një biletë po shitet deri në 100 euro.
Organizatori i ndeshjes, Agron Selimi ka thënë se me të dal në treg janë shitur pothuajse të gjitha biletat, përveç dy pikave në Suharekë e Prizren, ku kanë mbetur pa u shitur nga 10-15 bileta. Ai nuk i ka komentuar shitjet e biletave në tregun e zi.
Përfaqësuesja e Kosovës sot në ora 18 e luan ndeshjen e dytë por më të rëndësishmen në karrierë kundër e Turqisë. Selektori i kësaj të fundit Fatih Terim ka zbritur në Prishtinë me ekipin më të mirë turk. Ai është shprehur i lumtur që ndeshja e tij e 100-të në detyrë do të jetë kundër Kosovës.
Terim i cili ka sjellë të gjithë yjet në Kosovë, me përjashtim të yllit të Atletiko Madrit, Arda Turan e ka konsideruar të rëndësishëm ballafaqimit në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërsa i bëri thirrje FIFA-së dhe UEFA-së që të pranojnë Kosovën si anëtare të re.
“Turqia do ta ndihmojë fuqishëm Kosovën në çdo aspekt. Madje, do të kërkojë pranimin e saj në FIFA dhe UEFA. Ndeshja kundër Kosovës është mesazhi i parë për këto shtëpi të futbollit”, deklaroi Terim, sipas të cilit, rezultati kësaj ndeshje është në rend të dytë. “Do të jetë një takim vëllazëror”, u shpreh Terim me nderime nga simpatizantët kosovar në Prishtinë.
Ndërsa përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës u shpreh i kënaqur me djelmoshat e tij. ai dje ka përfunduar stërvitjet ndërsa ndeshjen e konsideron shumë të rëndësishme.
Për ta mbajtur situatën nën kontroll, para dhe gjatë ndeshjes Kosovë – Turqi, janë angazhuar më shumë se 450 policë kosovarë. Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, kolonel Nehat Thaçi, i cili ka thënë se policia do të jetë në çdo vend.
“Policia do të jetë e gatshme që në çdo tentim të eskalimit të mundshëm të ndonjë situate, të reagojë me kohë”, tha kolonel Thaçi. Ai sqaroi edhe për planin operativ, ndërsa ka porositur qytetarët që për shkak të punimeve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, qytetarët me automjetet e tyre ta shfrytëzojnë rrugën Prishtinë-Skënderaj-Mitrovicë.
Lojtari i St.Gallenit, Kristian Nushi tha se pret spektakël nga lojtarët e të dyja ekipeve, në miqësoren kundër Turqisë. Mesfushori kosovar, siç raporton “Zëri” e ka vlerësuar lart ekipin kundërshtar, por pret reagim edhe nga shokët e skuadrës.
“E kemi një ekip të mirë, me disa lojtarë të rinj. Trajneri do të mundohet ta nxjerrë më të mirën nga ne. Jemi maksimalisht të motivuar dhe pres që në Mitrovicë të dhurojmë spektakël”, deklaroi ai. Bashkë me Nushin për kombëtaren e Kosovës luajnë edhe dy lojtarë nga Superliga e Zvicrës, Imran Bunjaku dhe Albion Avdijaj nga Grassheper.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














