Lajme
Zgjerohet pista e hetimeve për “vullnetarët” e Sirisë
Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda në Shqipëri, vullnetarët kanë shfrytëzuar edhe Aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë
Shqiptarët e Ballkanit që kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar kryengritësve në luftën qytetare kundër Bashar al Asadit, duket se e kanë shfrytëzuar të njëjtën linjë. Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda në Shqipëri, vullnetarët kanë shfrytëzuar edhe Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pas arrestimit të disa qytetarëve të dyshuar për “terrorizëm“, Prokuroria Shqiptare ka kërkuar bashkëpunim edhe nga institucionet në Kosovë dhe Maqedoni për të siguruar informata lidhur me bashkëpunëtorëve të 9 të arrestuarve në Shqipëri. Në Tiranë besojnë se në të tri shtetet “indoktrinuesit” janë të njëjtë.
Imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re Genc Balla, i njohur si Shehj Abdurrahim Balla, sipas një njoftimi dhënë në mediet e Tiranës, mbante kontakte të vazhdueshme me celulat e dyshuara të ngritura në Kosovë dhe Maqedoni.
Sipas hetuesve pak ditë para ikjes për në Siri të Lavdërim Muhaxherit nga Kaçaniku, ky i fundit dhe imami Balla, janë takuar në xhaminë e Unazës së Re.
“Kjo provohet, edhe nga fakti, se më 20 janar të këtij viti, Kjani Muhaxheri dhe Shaban Muhaxheri, dy të afërmit e Lavdrim Muhaxherit kanë ardhur nga Kosova dhe së bashku me imamët Balla e Hysa, kanë takuar Shaban Rashën, babain e Diamant Rashës, i vrarë në Siri”, citojnë meidat shqiptare burimet nga Prokuroria.
Takimi, siç thuhet, është bërë në shtëpinë e tij, pikërisht ditën kur Shaban Rasha, është pyetur për disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin e të birit. Akuza dyshon se në disa raste, besimtarët që dërgoheshin në luftë në Siri, përdornin edhe aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, në Kosovë, ata priteshin dhe përcilleshin nga të afërmit e Muhaxherit dhe shtetasit e dyshuar, si financues të udhëtimeve, Bekim Fidani nga Maqedonia dhe Jeton Raka nga Kosova.
Emrat e këtyre personave, tashmë ndodhen në dosjen voluminoze të prokurores, Elizabeta Imeraj, e cila ka kërkuar të dhëna, për aktivitetet e tyre në Kosovë e Maqedoni.
Ndërkohë, edhe në Shqipëri, Prokuroria po heton për financuesit e këtyre dy imamëve, ku figuron edhe pronari i një agjencie turistike.
Ndryshe në të tri shtetet, janë nxjerrë tashmë ligjet që sanksionojnë shkuarjen për të luftuar jashtë vendit. Madje sipas një ligji që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës, pjesëmarrja në ndonjë konflikt jashtë Kosovës, konsiderohet si vepër e rëndë penale.
Neni 3 i këtij ligji e saktëson që kush organizon, rekruton, udhëheq apo trajnon personat ose grupet e personave, me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtri të huaj, polici, në organizata paraushtarake, parapolicore, apo në formë individuale, dënohet me dënimin prej 5 deri në 15 vjet burg.
Ndryshe, Agjencia Farsnews, disa muaj më parë, raportoi për disa qindra shqiptarë pjesëmarrës në luftimet në Siri. Numri i shqiptarëve të rekrutuar, sipas kësaj agjencie, është 769. Vetëm muajt e fundit është raportuar për disa shqiptarë të vrarë në luftimet ndërmjet grupeve ekstreme në Alepo dhe rreth këtij qyteti.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












