Lajme
Sulm i armatosur mbi patrullat e EULEX-it
Dy patrulla të EULEX-it janë sulmuar me armë zjarri në rajonin e veriut në Kosovë. Presidentja Jahjaga dënon sulmin duke e konsideruar sulm mbi rendin dhe ligjin
Persona te panjohur kamë sulmuar me armë zjarri një kontingjent të policisë së EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës, duke rikthyer veriun në një rajon të paqëndrueshëm. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë policë të lënduar.
Sulmin mbi policinë e EULEX-it e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e këtij misioni.
“Mbrëmë rreth orës 20:00 dy automjete të EULEX-it të cilat lëviznin rrugës për në Bërnjak janë sulmuar me armë zjarri duke pësuar dëme materiale. EULEX-i dënon ashpër këtë sulm qyqar”, thuhet në komunikatë.
Sipas të njëjtit njoftim Tsk-Forca e Mitrovicës ka filluar hetimet për t’i kapur kryesit e këtij akti.
Menjëherë pas këtij incidenti ka reaguar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e e cila dënoi ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, duke e konsideruar këtë si sulm për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik.
“Sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë”, konsideron presidentja kosovare.
Misioni i EULEX-it, sipas Jahjages, po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt.
Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi qyqar të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.
Ndryshe, disa muaj më parë në të njëjtin regjion, është vrarë një oficer i lartë i EULEX-it që shërbente në Doganat e Kosovës në pjesën e veriut. Ky rajon është i banuar me shumicë serbe, ndërsa që nga periudha e pasluftës (1999) kontrollohet nga grupe ekstreme që financohen nga Beogradi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











