Kosova
LDK flet për nismën e PDK-së për komisionin hetimor për listat e veteranëve
Pas deklarimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për nismën e një komisioni hetimor për listat e fryra të veteranëve, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar, duke thënë se këtë çështje nuk e zbardh Komisionit Hetimor Parlamentar, por drejtësia e guximshme.
Me këto nisma ai tha se këta të fundit po kërkojnë për të larë veten.
“I pesëfishojnë listat e veteranëve me mashtrues, e kërcënojnë prokurorin që hetonte veteranët e rrejshëm dhe ata që iu mundësuan të futen në lista, nuk e zbatojnë ligjin në fuqi për kufizimin e shpenzimeve për pensionet e veteranëve në 0.7% të Bruto Produktit Vendor. E tash kërkojnë Komision Hetimor për të larë veten. Këtë çështje nuk e zbardh Komisioni Hetimor Parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pathyeshme përballë kërcënimeve”, tha Hoti.
Si Lidhje Demokratike ai u zotua se në qeverinë e ardhshme do të sigurohen për të pasur një gjyqësor të tillë, i cili është parakusht për të ardhmen demokratike dhe evropiane të vendit, raporton KosovaPress.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














