Shqipëria
Edhe ky vend i Shqipërisë gati për sezonin turistik
Dy ditë para çeljes së sezonit të ri turistik 2019, e gjithë zona e bregdetare e frekuentueshme prej plazhistëve në Fier është e pastër.
Bashkia e Fierit po bën përgatitjet e fundit në territor për nisjen sa më mbarë të këtij sezoni turistik, i cili do të çelet zyrtarisht të dielën.
Mjete të shumta dhe strukturat përgjegjëse të bashkisë po bëjnë pastrimin dhe shkrifërimin e rërës duke e shndërruar vijën bregdetare fierake të vizitueshme, në një zonë joshëse, ku pastërtia dhe bukuria natyrore e kthejnë ate në një prej destinacioneve të verës.
Darzezë, Seman, Ndërnënas, Pish Poro… Janë vetëm disa nga plazhet e vijës bregdetare të Fierit, bregdete që në pjesën më të madhe të tyre janë ende të panjohura, edhe pse shumë të bukura dhe me pak shpenzime.
Plazhe ranore me shtrirje të konsiderueshme që të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.
18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13,7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9,5 km.
Sipas atsh Hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta dhe të cekëta të pasura me gjallesa ujore janë ato që të ofron kjo pjesë e Adriatikut, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e pushuesve në bregdetin e Fierit.
Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, për qitje me piatel në pyll, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













