Lajme
Identifikohen 47 viktima të luftës
Mbetjet mortore, në mesin e të cilave edhe katër fëmijë, janë identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Varrimi do të bëhet më 26 mars në Krushë dhe Rahovec
Në Suharekë dhe në Krushë të Vogël të Rahovecit do të varrosen 47 trupat e shqiptarëve të Kosovë, që ishin vrarë gjatë luftës së fundit nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serb. Mbetjet mortore, në mesin e të cilave edhe katër fëmijë, janë identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ky është njëherësh numri më i madh i viktimave që do t’u dorëzohen familjarëve që prej vitit 2006, derisa vazhdojnë të mbesin ende edhe 1700 persona të pagjetur.
Një punë e madhe dhe e mundimshme është bërë derisa kanë mbërritur në këtë moment, kanë thënë përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mbetjet e viktimave të luftës së fundit, pasi janë identifikuar, janë vendosë në arkivolet e mbuluar me flamujt kuqezi.
Të hënën dhe të martën, familjarët e të identifikuarve do të vizitojnë Institutin për përfundimin e procedurave, para se të dërgohen për rivarrim, raporton KTV.
Arsim Gërxhaliu është drejtor i institut për Mjekësi Ligjore. Ai tha se në mesin e viktimave që janë identifikuar janë edhe katër fëmijë të vrarë në vitin 1999. Në komunën e Suharekës mbesin edhe më shumë se 100 të pagjetur, derisa varrimi i të identifikuarve do të bëhet më 26 mars.
Kjo datë përkon edhe me përvjetorin e masakrës së vitit 99 në këtë komunë, ku u vranë 50 persona, 47 nga ta të familjes Berisha. Krusha e Vogël e Rahovecit, ndërkaq pret të marrë vesh për fatin e 86 banorëve të saj, ndërsa në mbarë Kosovën mbesin mbi 1700 të pagjetur.
Në luftën e viti 1998-1999 në Kosovë janë zhdukur rreth 4 mijë persona, shumica dërmuese shqiptarë. Trupat e më shuamë se dy mijë prej tyre, janë identifikuar nëpër varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, etj.
Disa trupa janë gjetur edhe në kontejnerë në lumin Danub, ndërsa me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë janë kthyer dhe varrosur në Kosovë.
Forcat e kombinuara serbe, ushtarët, policët, njësitë speciale dhe forcat paraushtarake, për t’i fshehur gjurmët e krimit, disa nga trupat e të vrarëve i kishin marrë me vete në Serbi. Për këto krime, Trubunali Penal i Hagës ka dënuar disa nga udhëheqësit e asaj lufte, ndërsa disa të tjerë janë në gjykim e sipër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












