Lajme
Diaspora duhet të regjistrohet për të dytën herë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Atmosfera e zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare në Maqedoni ka përfshirë edhe diasporën shqiptare.
Derisa më 10 mars përfundoi afati për regjistrimin e qytetarëve të Maqedonisë në diasporë për të votuar për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit, për zgjedhjet e parakohshme regjistrimi i të gjithë qytetarëve në diasporë do të vazhdojë deri 30 mars 2014.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) por edhe partitë politike kanë bërë thirrje që diaspora të regjistrohet dhe të shfrytëzojë të drejtën e votës për zgjedhjen e tre deputetëve në diasporë.
Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi sqaron se regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale që ka zgjatur deri më 10 mars, nuk vlen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Të gjithë mërgimtarët duhet të regjistrohen për së dyti herë për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi që nuk vlen regjistrimi i bërë për zgjedhjet presidenciale. Andaj apeloj që të shfrytëzohet e drejta e regjistrimit për zgjedhjet parlamentare që janë shumë të rëndësishme për fitoren e tre deputetëve në diasporë”, thekson Subhi Jakupi. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në përfaqësinë më të afërt diplomatike, apo të shkarkojnë formularin e regjistrimit nga faqja zyrtare e KSHZ-së, www.sec.mk.
Një pjesë e partive shqiptare kanë nxjerrë emrat e kandidatëve të tyre që do të garojnë në diasporë, në tre zonat zgjedhore: zona 7 për Evropë, zona 8 për Amerikën Veriore dhe Jugore dhe zona 9 për Australi dhe Azi. Në këto tre zona do të fitojnë nga një deputet, por pritet të jetë një garë e ngushtë midis partive shqiptare dhe maqedonase, për shkak të numrit të vogël të votuesve dhe të atyre që janë të interesuar për të votuar.
Derisa partitë maqedonase nuk kanë promovuar kandidatët e tyre për diasporë, një nga partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është mobilizuar për të fituar deputetët në diasporë.
Nënkryetari i kësaj partie Izet Mexhiti i cili po vazhdon një fushatë aktive në diasporë nënvizon për albinfo.ch se misioni i tyre është për të unifikuar diasporën dhe për të fituar deputetët në diasporë.
“Duhet të fitojmë në diasporë dy nga tre deputetët, pasi që diaspora jonë është më e madhe se ajo maqedonase. Ne kemi pasur një përvojë të hidhur kur në vitin 2011 fituan tre deputetë maqedonas në diasporë. Shqiptarët duhet të dalin të unifikuar në këto zgjedhje dhe të regjistrohen masivisht. Për çdo informacion mund të drejtohen tek ne përmes formave të ndryshme të informimit”, thekson Mexhiti.
Në fushatë aktive në diasporë është hedhur edhe partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE, e cila në zgjedhjet e fundit të vitit 2011 kishte fituar që të tre deputetët në diasporë.
Deputeti dhe ish-ministri i jashtëm nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski i caktuar për fushatën në diasporë thekson për albinfo.ch, se partia e tyre është mobilizuar për në diasporë. “Ne jemi duke zhvilluar aktivitete intensive në diasporë dhe se do të fitojë deputetët ata që do të mobilizojnë diasporën dhe do të përfitojnë atë. Por nga ana tjetër, ka një numër të vogël të të interesuarve për të votuar”, thekson Milloshovski. Sipas tij, një problem tjetër është numri i madh i qytetarëve të Maqedonisë që kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë, për shkak të kushtëzimeve dhe ndalesës për dyshtetësinë të aplikuar nga disa shtete evropiane.
Në Evropë kandidatët e tyre kanë promovuar vetëm dy partitë shqiptare BDI dhe RDK. Ismail Beluli, biznesmeni gostivaras që jeton dhe punon në Zvicër do të garojë me emblemën e BDI-së, derisa RDK e Rufi Osmanit ka kandiduar Enver Osmanin, një punëtor social në Zvicër, i cili gjithashtu është me origjinë nga Gostivari.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) akoma nuk ka nxjerrë kandidatët e saj për diasporën. Zëdhënësi i kësaj partie, Luan Tresi thekson për albinfo.ch se po shqyrtojnë kandidaturat dhe detajet për pjesëmarrje. “Jemi duke shqyrtuar të gjithë zhvillimet dhe analizën mbi kandidaturat në diasporë dhe së shpejti do të jetë vendimi zyrtar dhe emrat e kandidatëve “, deklaroi Tresi. (albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











