Lajme
Peticion për rrëzimin e Qeverisë
I pari që ka nënshkruar peticionin qytetar, ishte kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili konsideron se Qeveria Thaçi nuk ka legjitimitet
Partia më e zëshme opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka filluar të mërkurën aksionin për nënshkrimin e peticioneve për rrëzimin e qeverisë Thaçi. I parë që ka nënshkruar peticionin qytetar, ishte kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.
Qëllimi i këtij peticioni, sipas Haradinaj, është që t’i nxisë qytetaret kosovarë, që këta të fundit t’i bindin ligjvënësit që ata në Kuvend ta votojnë mocionin e mosbesimit për Qeverinë.
“Nuk kemi heq dorë nga mocioni. Po punojmë që të ketë më shumë reflektim nga spektri politik, nga partitë politike dhe nga deputetët”, ka thënë Haradinaj pas nënshkrimit të peticionit. Ai ka thënë se ky peticion ka bazë kushtetuese, konkretisht në nenin 43 i cili garanton lirinë e tubimit, të protestave, të demonstratave, peticionit etj.
“Peticioni është edhe një presion publik dhe politik për reflektim në Parlamentin e vendit nga deputetët”, ka thënë Hradinaj, teksa i është përgjigjur edhe asaj që është shkruar të martën në media se peticioni nuk ka bazë kushtetuese.
AAK ka nisur para dy javësh një iniciative për bashkimin e opozitës kosovare për rrëzimin e qeverisë Thaçi. AAK synon që nëpërmjet mocionit, t’i kërkohet votëbesimi qeverisë së Kosovës në Kuvend.
“AAK nuk ka hequr dorë nga mocioni i mosbesimit”, citon Koha, Haradinajn.
Ish-kryeministri Haradinaj ka ftuar edhe dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe deputetë të tjerë, që të shfrytëzojnë mundësinë që me përkrahjen e mocionit t’i krijojnë vendit një perspektivë më të mirë për vendin.
Në tekstin e peticionit shkruhet se Qeveria e Kosovës ka humbur shumicën e nevojshme parlamentare për të qeverisur, ndërsa gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është duke u përkeqësuar në vazhdimësi.
“Papunësia po rritet. Korrupsioni nuk po ndalet. Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Qeveria aktuale e ka mbytur shpresën e qytetarëve për jetë më të mirë. Gjendja e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet. Kosova po përballet me sfida të mëdha në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe të politikës. Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera, qeveria aktuale dhe koalicioni qeverisës e kanë humbur legjitimitetin për të udhëhequr me vendin…Kjo qeveri duhet të shkarkohet!”, thuhet në peticion.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













