Lajme
Qeveria miraton formimin e Ushtrisë së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku tha se misioni i Forcave të Armatosura të Kosovës është që të jenë gjithmonë të gatshme për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës
Qeveria e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën vendim për transformonin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosur të Kosovës (FAK), si dhe ka vendosur që Ministrin e FSK-së Agim Çekun ta “shndërrojë” në ministër të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
“Siç kemi deklaruar me 17 shkurt të këtij viti, sot po vendosim që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në forcat e Armatosura të Kosovës dhe rrjedhimisht të ndryshoi misionin, detyrat, strukturën dhe madhësinë”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.
Po ashtu Ministria e FSK-së të shndërrohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, deklaroi me tej kryeministri.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ndërkaq tha se detyrat që do t’i ketë FAK-u, janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, mbështetja e autoriteteve civile, mbështetje komuniteteve si dhe operacioneve në misione ndërkombëtare në mbështetje dhe ruajtje të paqes.
“Misioni i Forcave të Armatosura të Kosovës është që të jenë gjithmonë të gatshme ta mbrojnë sovranitetin, integritetin territorial, për t’i mbrojtur qytetarët, pronat e tyre dhe interesat e Kosovës, si dhe të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe atij global”, ka thënë Çeku.
Gjenerali i kthyer në politikë tha se FAK do të zhvillohet nëpërmjet tri fazave.
“Faza e parë fillon në këtë vit e përfundon më 2016 kur ne do t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, pastaj riorganizimi i strukturës së FAK në përputhje me ligjet e reja; faza e dytë ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të komandës, kontrollës, komunikimit si dhe pajisje me armatim e me pajisje tjera; dhe faza e tretë që ka të bëjë me kompletimin e FAK me personel, me pajisje, me trajnime”, sqaroi Çeku.
Ndërsa tani kjo çështje do të kaloi në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore e kushtetuese.
Forcat e Armatosura të Kosovës, do të kenë 8 mijë ushtarë, prej tyre vetëm 5 mijë të jenë aktiv, ndërsa pjesa tjetër rezervë. Sipas ekspertëve të sigurisë, FAK nuk do të ketë armë të rënda artilerie dhe aviacion të avancuar, por do të jetë e gatshme për të garantuar tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












