Lajme
Interesim i madh për të parë miqësoren Kosovë-Haiti
Vetëm brenda dy orësh, janë shitur mbi 9 mijë bileta, ndërsa në treg kanë mbetur shumë pak të tjera. Stadiumi “Adem Jashari” ka kapacitete prej 18 mijë vetash
Ndeshja e parë miqësore që Kombëtarja kosovare e Futbollit zhvillon kundër reprezentacionit të Haitit me 5 mars në Mitrovicë, ka ngjallë interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve për të parë ndeshjen.
Vetëm brenda dy orësh, janë shitur mbi 9 mijë bileta, ndërsa në treg kanë mbetur shumë pak të tjera.
Ndër të parët që e mori biletën, ishte kryeministri Hashim Thaçi bashkë me djalin e tij Endrit Thaçin, ndërsa disa bileta i ka blerë edhe përgjegjësi i kombëtares, Albert Bunjaku.
Agron Selimi është menaxher i kompanisë AT&Event, e cila e ka organizuar këtë ndeshje. Ai i ka thënë se brenda dy orësh janë shitur 9 mijë bileta, ndërsa edhe 3 mijë sosh, siç tha ai, janë të ndara për tifozët, që dëshmon se rreth 70 për qind e biletave janë shitur menjëherë.
Biletat janë paraparë që shiten deri në ditën e ndeshjes në shtatë qendra të Kosovës: Prishtinë, Peja, Mitrovica, Gjilani, Prizreni, Ferizaj dhe Gjakovë.
Në treg kanë dalë 15 mijë bileta, derisa Selmani beson se ato do të shiten sot. “Unë kam thënë që për 48 orë do të shiten të gjitha biletat. Kurse, si duket këto do të shiten edhe më shpejtë”, citon Selimin gazeta “Express”.
Në qytetin e Mitrovicës ka pasur tollovi për shkak të biletave të ndeshjes Kosovës – Haiti. Madje, policia e Kosovës e ka ndërprerë shitjen për shkak të kërkesave të mëdha për biletë.
“Në Mitrovicë kanë qenë 1 mijë bileta të cilat janë shitur menjëherë. Kurse, pas kësaj është krijuar tollovi dhe shitja është ndërprerë përkohësisht nga Policia për shkak të tollovisë”, ka deklaruar Selani.
Ndryshe, biletat kanë çmimin 5, 7, dhe 10 euro, derisa për tifozët që do të vendosen në pjesën veriore të stadiumit, bileta do të ketë çmimin 3 euro. Sipas disa qytetarëve, çmimi i biletave për ndeshjen Kosova-Haiti është pak shtrenjtë, por sipas tyre, për një ndeshje ndërkombëtare është çmim i arsyeshëm.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Haitit do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ky stadium që konsiderohet më i mirë në Kosovë, ka kapacitet prej 18 mijë ulësesh. 200 vende tashmë janë të rezervuara për personalitetet që njihen si VIP-a.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki do ta publikoj sot listën se me cilët futbollist do të futet në fushë në ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kosovës kundër Haitit me 5 mars.
Në mesin e emrave pritet që të jenë, Samir Ujkani, Emir Bajrami, Lorent Sadiku, Arlind Ajeti. Në këtë ndeshja nuk do të luajnë yjet, si Jonuzaj, Shaqiri, Xhaka, Behrami…
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











