Lajme
Shqipëria e pafat, në grup me Portugalinë e Serbinë…
Shorti i hedhur në Nicë të Francës për Euro 2016, e ka vendosur Shqipërinë në Grupin I. Përballë do të ketë Portugalinë, Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë
Dita e sotme nuk ishte me fat për Kombëtaren shqiptare të Futbollit. Shorti i hedhur në Nic të Francës për Euro 2016, e ka pozicionuar Shqipërinë në Grupin I, ndërsa përballë do të ketë Portugalinë, Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë. Trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi tha se “sot ishim të pafat”.
Ndërsa Zvicra e cila po kalon një periudhë të shkëlqyeshme në futboll, ka një grup relativisht të lehet. Ajo në grupin E, do të luaj bashkë me Anglinë, San Marinon, Lituaninë, Estoninë dhe Slloveninë. Natyrisht sipas ekspertëve të futbollit, me interesant këtë grup e bën loja kundër Anglisë.
Në grupin e kuqezinjve, do të luaj edhe Franca, me të gjitha ekipet, por pikët me këtë shtete nuk do të llogariten, sepse ajo është nikoqire dhe vendi i saj është i garantuar.
Sipas formatit që tashmë është aprovuar nga UEFA, ky kampionat nuk do luhet më me 16 skuadra, por me 24 të tilla. Shqipëria ishte në vazon e pestë. Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen, vendi i tretë kalon në play-off.
Siç thonë mediet shqiptare, është rënë dakord që në kiliafikime për Euro 2016, nuk do tç luajnë bashkë Spanjës me Gjilbratarin dhe Azerbajxhani me Armeninë, për shkak të konflikteve që këto vende kanë me njëri-tjetrin. Nëse shorti i cakton bashkë do të përsëritet.
Grupet
G-A, Holanda, Çekia,Turqia, Letonia, Irlanda, Kazakistani
G-B, Bosnja, Belgjika, Izraeli, Uells, Qipro dhe Andorra
G-C, Spanjë, Ukrainë,Sllovaki,Bjellorusi, Maqedoni, Luksemburg
G-D, Gjermani, Irlandë, Poloni,Skoci, Gjeorgji, Gjibraltar
G-E, Anglia, Zvicra,Sllovenia, Estonia, Lituania, San Marino
G-F, Greqia, Hungaria,Rumani,Finlandë, Irlandë e Veriut, Ishujt Faroe
Grupi G, Rusi, Suedi, Austri,Mali i Zi, Moldavia, Lihtenshtejn
Grupi I, Portugalia, Serbia, Armenia, Shqipëria
Grupi H, Itali, Kroaci,Norvegji,Bullgari, Azerbajxhan, Maltë
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












