Lajme
Institucionet e dijes jashtë kthetrave të politikës*
Në institucionet tona pedagogike dhe ato të dijes duhet më në fund të fillojnë të mbretërojnë vlerate njëmendta dhe jo katapultimet politike dhe improvizimet
Emërimi i Ibrahim Gashit rektor i Universitetit të Prishtinës në kohën kur ai ushtronte funksione të larta politike, ndër të tjera edhe zëvendëministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe nënkryetar i AKR-së, ishte një katapultim i tij i qartë nga politika. As sfondi i tij pedagogjik, e lëre më ai shkencor, as përvoja e tij si mësimdhënës universiteti e as aftësitë e tij drejtuese të institucineve pedagogjike nuk flisnin për një zgjedhje të duhur. E tëra fliste për atë se rektori ishte kalkulim i koalicionit aktual qeveritar dhe nxjerrje koncesionesh të partisë së vogël të koalicionit. Natyrisht se nga rektori i katapultuar nga politika s’mund të priteshin vlera të reja e të larta etike përveçse ato të praktikuara nga ai dhe nga liderët e tij të politikës. Prandaj, rektori për të përforcuar titujt dhe pozitën e tij nuk ngurroi të botojë punime „shkencore“ në revista joshkencore, ashtu siç nuk nguronte shefi i tij i partisë të shpallte njohje të paqena të Kosovës si shtet, të cilat dikur i përligjte ish-zëdhënësi dhe ish-zëvendësi i tij poaq paturpësisht sa i shpallte ato shefi i tij i partisë.
Nuk është vetëm rektori i katapultuar nga politika në universitete. Janë edhe shumë dekanë, prodekanë e mësimdhënës/e. Janë të shumtë ish – ministrat e zëvendësministrat e angazhuar sot në univesitetet publike dhe ato private të Kosovës, ku studentëve ju dërdëllisin patriotizëm e etikë pa pa pasur fare turp se si njërën ashtu edhe tjetrën i shkelin çdo ditë me të dyja këmbët.
Edhe ndaj tyre duhet filluar verifikimi dhe, në rast të manipulimeve, që duket të jenë evidente, të kërkohet shkarkimi dhe jo vetëm dorëheqja e tyre. I shkarkuar dhe jo i dorëhequr duhet të konsiderohet edhe ish-rektori Ibrahim Gashi, sepse ai dhe stafi i tij bënë cenime të rënda të detyrave të tyre. Ata me këto jovlera etike s’mund të ushtrojnë më as profesionin e mësimdhënësit e lëre më të drejtuesve të institucioneve pedagogjike dhe shkencore.
Edhe Akademai e Shkencave të Kosovës është e mbushur me gjithfarë politikanësh, me gjithfarë gjysmanalfabetësh, që s’mund ende të lexojnë rrjedhshëm e lëre më të shkruajnë kuptueshëm e pa gabime. Kam këu në radhë të parë parasysh “akademik” Isa Mustafën, kryetarin aktual të LDK-së, icili për nga mënyra se si shprehet është tepër larg nivelit të një gjimnazisti mesatar, e lëre më të një akademiku të mirëfilltë. Të ngjashëm – të padijshëm, legastenikë dhe pa vlera etike- janë edhe pretenduesit e PDK-së për anëtarë të Akdemisë – Ramë Vata, Ramë Buja (i doktoruar me temën e “Konferencës së Rambujesë”!, madje tek bashkëpartiaku i tij Enver Hoxhaj!!) , e ndonjë tjetër pretendues anonim, të cilët zhdërvjelltësi të vetme “akademike” e kanë intrigën.
Akademia duhet të jetë institucioni suprem i dijes dhe ppopulli duhet kërkojë llogari nga drejtuesit e Akademisë për projektet që kanë, për punën që bëjnë, për procedurat e emërimit, sepse ata financohen nga tatimpaguesit e Kosovës dhe, ndër të tjera, edhe për këtë aryse duhet t’u japin llogari atyre.
Po të gjurmosh në ueb-faqen e kësaj Akademie nuk gjen kurrfarë punimesh të shkarkuara që do t’i kishin hije një akademie të mirëfilltë. Po të shikosh në akademitë e popujve fqinjë gjen një sërë punimesh të të gjitha fushave, ndër të tjera edhe historike, ku kontestohet e kaluara jonë historike. Është kështu, sepse anëtarë të shumtë të Akademisë janë të njohur vetëm nga politika dhe jo kurrsesi nga kontributi i tyre shkencor: Naxhat Daci, Sali Gashi, Arsim Bajrami …
Në institucionet tona pedagogike dhe ato të dijes duhet më në fund të fillojnë të mbretërojnë vlerate njëmendta dhe jo katapultimet politike dhe improvizimet.
Nexhmedin Gerguri
* Opinionet e autorit nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












