Lajme
Universiteti i Prishtinës në “kolaps”
Pas dorëheqjes së rektorit dhe katër prorektorëve, të hënën kanë dhënë dorëheqje edhe katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universiteti të Prishtinës. UP është në “kolaps”
Katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universiteti i Prishtinës, në mesin e tyre dhe kryetari i KD Muharrem Nitaj, kanë dhënë dorëheqje nga Universiteti “Hasan Prishtina”, duke shkaktuar kolaps në këtë institucion. Para anëtarëve të KD kanë dhënë dorëheqje edhe rektori dhe të gjithë prorektorët.
Aktualisht në Universitetin e Prishtinës kanë mbetur vetëm pesë anëtarë të Këshillit Drejtues që vijnë nga bota akademike.
Dorëheqja e anëtarëve të KD-së, rektorit Ibrahim Gashi dhe e katër prorektorëve të tjerë, ka ardhur si pasojë e protestave të disa studentëve të UP-së dhe shoqërisë civile. Ata kanë kërkuar që nomenklatura drejtuese e UP-së të jap dorëheqje për shkak të implikimeve politike.
“Në pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat që kam dhe duke mos dashur të jem pjesë e një dështimi katastrofik në Universitetin e Prishtinës, jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së. Situata e krijuar në Universitet, është më e rënda e krijuar që nga viti 2000, dhe sot janë atakuar funksionet më vitale të tij”, thotë Muharrem Nitaj në letrën e dorëheqjes.
Në një situatë të tillë, sipas tij, kërkohen vendime të rëndësishme për Universitetin dhe në pamundësi për t’i ndërmarrë ato nga pozita e kryetarit, ai thotë se ka marrë vendimi për dorëheqje të parevokueshme.
“Do të ishte katastrofike sikur rënia e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënies së shtetit, prandaj studentët, profesorët dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij. Politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Muharrem Nitajt
Pas tij, kanë dhënë dorëheqje edhe anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Arben Fetoshi, Elife Podvorica dhe Nezir Qoqaj.
“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot (10.02. 2014) të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë dhënë dorëheqje edhe tre anëtarët e tjerë që vijnë nga pjesa jashtë universitetit, ndërkohë që pesë anëtarë të tjerë që janë zgjedhur nga Senati kanë vendosur të mos japin dorëheqje”, thuhet në njoftim.
Dorëheqja, sipas njoftimit, ka pasuar presionet politike të ardhur edhe nga një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në anën tjetër, Grupi i Studentëve të Bashkuar dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë njoftuar se përkohësisht do të ndërpriten protestat para Rektoratit, porse kanë tërhequr vërejtjen se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që duhet të ndryshohet statuti i Universitetit të Prishtinës.
Avni Zogiani nga “Çohu” tha se dorëheqja e drejtuesve të UP-së erdhi pas protestave dhe presionit publik, që, sipas tij, ka qenë e domosdoshme, duke marrë parasysh se, siç tha ai, vetëm nga kjo ata kanë frikë.
“Dorëheqjet nuk kanë ndodhur për shkak të vullnetit, por për shkak të frikës nga opinioni publik. Kosova është në një gjendje shumë të rëndë ashtu siç është edhe Bosnja, nga pikëvështrimi i asaj që po ndodh në Bosnje, jam i sigurt se këta kanë filluar të frikësohen”, ka thënë Zogiani.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











