Lajme
S’ka më kredi të buta për zyrtarët
Qeveria e Shqipërisë ua ndaloi kreditë e buta zyrtarëve të shtetit, pasi u vërtetua se këto kredi u keqpërdorën nga militantët partiakë
Qeveria e Shqipërisë shfuqizoi të mërkurën vendimin që të mos i trajtojë më në mënyrë të privilegjuar zyrtarët e lartë të shtetit për marrjen e kredive të buta.
Këtë vendim e konfirmoi për media, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Sipas kësaj të fundit, fondet e planifikuara në buxhet për zyrtarët e shtetit, do të kalojnë për kategoritë në nevojë për strehim, përfshirë këtu familjet që banojnë në ish-pronën e subjekteve të shpronësuara. Sipas ministres Gjermeni, këto familje përfitojnë kredi me 0 për qind interes.
“Auditimi i kryer nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit zbuloi fakte tronditëse. Programi i kredive të lehtësuara për zyrtarët dhe funksionaret politikë u përdor për të mbështetur militantët partiak, në mënyrë të njëanshme, duke mos adresuar problemet e qytetarëve më në nevojë për strehim dhe me të ardhura të ulëta”, deklaroi Gjermni.
Raporti i auditimit të brendshëm të Ministrisë, sipas saj, dëshmoi se zyrtarë kanë përfituar kredi pa plotësuar asnjë lloj kriteri.
“Janë gjetur raste të trajtimit me kredi për shtëpi të funksionarëve që kanë në pronësi 1 ose 2 shtëpi. Zyrtarë të lartë dhe funksionarë politikë kanë përfituar një kredi të dytë për të blerë banesë jashtë vendit të ushtrimit të detyrës, madje dhe në zona turistike”m deklaroi ministrja.
Për të gjitha këto shkelje, siç deklaroi Gjermeni, është njoftuar Prokuroria shqiptare. “Kjo dëshmojnë qartë se zyrtarët e veshur me pushtet janë trajtuar ndryshe nga qytetarët në nevojë, janë privilegjuar në kundërshtim me ligjet në fuqi”, theksoi ministrja e Zhvillimit Ekonomik.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









