Lajme
Presheva kërkon Kartonin e Gjelbër, “policat Kosovë-Serbi, kufizim i qarkullimit”
"Për ne zgjidhja ideale është të njihet Kartoni i Gjelbër që ne e kemi. Çfarëdo zgjidhje e cila rëndon standardin e qytetareve të Luginës është kufizim i lirisë së qarkullimit", deklaroi për "albinfo.ch", Shaip Kamberi, ish kryetar i Komunës së Bujanocit
Pala kosovare dhe ajo serbe gjatë bisedimeve teknike në Bruksel, kanë arritur një lloj pajtueshmërie për policat kufitare. Siç ka deklaruar zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të funksionojë i njëjti sistem i policave sikurse në mes të Kosovës dhe Maqedonisë.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, e cila kryeson delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka thënë se në takimin e fundit ka pasur përafrim të qëndrimeve rreth policave kufitare, ndërsa bë takimin e radhës pritet vetëm të caktohet çmimi reciprok.
“Do të ketë një marrëveshje mirëkuptimi midis Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Byrosë së Sigurimeve të Kosovës dhe Asociacionit të Sigurimeve të Serbisë. Ky memorandum do të ndjek modelin siç e ka Kosova me Maqedoninë dhe me këtë rast do të ketë ndikim në uljen e çmimeve…”, tha Tahiri për KP.
Ajo tha se pala kosovare vazhdimisht ka kërkuar nga BE-ja që të ndikoi te pala serbe për të arritur një marrëveshje që ofron zgjidhje afatgjate për çështjen e policave të sigurimeve, përkatësisht uljen e çmimeve.
Serbia me herët, siç tha Tahiri, kishte kundërshtuar një ide të tillë, dhe kishte qëndrimin për tarifa të larta të policave, derisa, qëndrimi i palës kosovare ishte i kundërt, ulja e çmimit të policave.
“Në këtë takim që patëm me tepër janë diskutuar parimet mbi të cilat do të ndërtohet ky parim, me tepër janë marr për bazë modeli Kosova-Maqedoni, por edhe rregullativat ndërkombëtare që i përcakton Byroja Evropiane për kartonin e gjelbër, si dhe dokumenti i Kretes që rregullon këtë politikë në planin e brendshëm”, tha Tahiri.
Në takimet e ardhshme, sipas saj, do të diskutohet për çmimin, i cili “pak a shumë do të jetë ai që zbatohet mes Kosovës dhe Maqedonisë”.
Këtë marrëveshje do ta garantoi Bashkimi Evropian, pasi sipas Tahirit kjo marrëveshje po realizohet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku garantues është BE-ja.
Takimi i radhës është me 25 dhe 26 janar dhe pritet të nënshkruhet draft-marrëveshja nga tre palët, Kosovë-BE-Serbi dhe pritet të konfirmohet nga dy kryeministrat në takimin e 27 janarit.
Ndryshe, bazuar në Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila u arrit në fund të vitit 2011, qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë është dashtë të paguajnë taksa të larta kufitare për të hyrë në territorin njërit apo shtetit tjetër.
Për të hyrë në Kosovë me veturë, shtetasit e Serbisë duhet të paguajnë 20 euro për çdo javë si policë kufitare, ndërsa kosovarët, me targa KS duhet të paguajnë 100 euro policë mujore. Ndërsa për veturat që kanë targa RKS duhet të paguajnë sigurim 100 euro për një muaj plus 5 euro për çdo ditë qëndrimi në Serbi për tabelat Provuese.
Këto taksa janë cilësuar si më të shtrenjtat në Evropë, ndërsa më të goditurit kanë qenë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këtyre të fundit u është hequr polica kufitare tre muaj më parë. Ndërsa vendimi për polica të përbashkëta kufitare, ka ardhur pasi Prishtina zyrtare filloi masën e policave për serbët e veriut.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e konsiderojnë të nevojshme që të dyja vendet të përfshiheshin në Kartonin e Gjelbër, i cili do të jetë funksional në gjithë Evropën, në të kundërtën çdo lloj police, sado qoftë e lirë, e godet në ekonomitë familjare në Luginë.
“Për ne zgjidhja ideale është të njihet Kartoni i Gjelbër që ne e kemi. Çfarëdo zgjidhje e cila rëndon standardin e qytetareve të Luginës është kufizim i lirisë së qarkullimit”, deklaroi për “albinfo.ch”, Shaip Kamberi, ish kryetar i Komunës së Bujanocit dhe përfaqësuesit i Partisë më të fushime politike në Luginë (PVD).
Ai tha se gjendja sociale në Luginën e Preshevës është e rëndë prandaj vendësja e çfarëdo tarife kufitare, është rënduese për qytetarët.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













