Shqipëria
Opozita në Shqipëri e ka gati dokumentin për qeverinë transitore
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, pas protestës së zhvilluar mbrëmë, ku u bllokuan rrugët në 5 qarqe, ka thënë se ata nuk po kërkojnë pushtetin në tavolinë, por janë të vendosur për krijimin e një qeverie transitore.
Basha ka theksuar se opozita e ka një platformë të qartë se si mund të funksionojë qeveria transitore. Ai, madje, ka shtuar se kanë gati një dokument që do ta diskutojnë me të gjitha grupet e interesit.
“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Beteja për pushtet bëhet në zgjedhje, kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund gjendjes së grushtit të shtetit ku ndodhemi, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, me prokurorë antikushtetues, me korrupsion rekord qeveritar. Jemi në rekordet e krimit të organizuar, shteti i kapur nga krimi i organizuar, pra në gjendje kolapsi total”, ka theksuar Basha.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












