Lajme
Maqedonia në luftë me fruthin
Institutit i Shëndetit Publik në Maqedoni raporton për 2400 fëmijë të atakuar nga virusi i fruthit apo i morbillit. Sipas këtij institut, numri i fëmijëve me fruth po rritet
Brenda dy muajve, më shumë se 2300 fëmijë janë infektuar me virusin e fruthit ose të morbillit në Maqedoni, duke shqetësuar autoritetet shëndetësore në këtë shtet.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm në dhjetor janë infektuar 1310 persona, ka simptoma që numri po rritet.
Sipas ISHP-së, në nëntor janë infektuan rreth 1 000, kryesisht në qytetet Shkup, Kumanovë dhe Manastir.
Gordana Kuzmanovska është epidemiologe në Institutin për Shëndetin Publik në Shkup.
“Në Shkup në dy muajt e fundit, kemi përjetuar një rritje të numrit të pacientëve. Më shpesh preken fëmijët nga kopshtet. Kemi të dhëna nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup, se shumë kopshte dhe shkolla janë prekur nga lija e dhenve”, tha ajo.
Numri i pacientëve, në muajin dhjetor, në Shkup është rreth 450, në krahasim me muajin e kaluar, sipas saj, ka rritje prej 30 për qind, raporton “AlsatM”.
Epidemiologët shpjegojnë se lija e dhenve paraqitet kryesisht në muajt e dimrit dhe përhapet deri në fillim të pranverës. Epidemi është deklaruar tani vetëm në Probishtip, deri tani me 120 persona të infektuar..
“Në dhjetor të vitit të kaluar, në klinikën për sëmundje infektive janë ekzaminuar 40 pacientë me një pasqyrë klinike të lisë së dhenve, prej ku 13 pacientë u shtruan në spital për shkak të komplikimeve, kryesisht me inflamacion në mushkëri. Krahasuar me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, u ekzaminuan 20 pacientë prej të cilëve 6 u shtruan në spital”, deklaroi Sanja Petrushevska Marinkoviq, mjeke në klinikën infektive.
Epidemiologët rekomandojnë që prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre dhe ata që tashmë janë infektuar, të mos shoqërohen në grupe, për të evituar kështu përhapjen e sëmundjes.
Rekomandohet që të prekurit të qëndrojnë në shtëpi, të mos dalin në temperatura të ulëta dhe të marrin vitamina për të forcuar imunitetin.
Ndryshe, Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e “keqja e vogёl”, ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza.
Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











