Lajme
Kosova e ka humbur luftën kundër korrupsionit
“Transparency International” që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete në 2013-ten ka renditur Kosovën në “zonën e kuqe” të korrupsionit.
“Zero tolerancë ndaj korrupsionit” ka qenë motoja themelore e lidershipit kosovar gjatë vitit 2013, e cila vazhdon të mbetet sintagmë politike e pazbatueshme. Madje, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, në vitin 2013, institucionet e Kosovës e kanë humbur luftën kundër korrupsionit.
Organizata ndërkombëtare “Transparency International” që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete në 2013-ten ka renditur Kosovën në “zonën e kuqe” të korrupsionit. Sipas TI, Kosova ka avancuar në korrupsion nga vendi 106 në atë 111-të.
Përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ata të organizatave joqeveritare, këtë raport e patën vlerësuar si real.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, lidhur me nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovës ka deklaruar se kjo dukuri nuk po luftohet e as gjykohet.
“Në luftën kundër korrupsionit edhe në këtë vit, nuk mund të mburremi se kemi bërë diçka. Edhe ky është sinjal që kjo është vija e kuqe që shkon në favor të asaj që gjyqësori të ketë angazhime, sepse lufta kundër korrupsionit nuk po shënon asnjë rast”, citon REL Hasan Pretenin.
Ndryshe, me qëllim të luftimit të korrupsionit, në fillim të vitit 2012, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kishte themeluar Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Edhe pse është themeluar ky këshill, deri më tash, sipas shoqërisë civile, nuk është shënuar ndonjë sukses në drejtim të luftës kundër korrupsionit.
Presidentja Kosovës Atifete Jahjaga, në takimi e fundit të Këshillit deklaroi se korrupsioni dhe krimi i organizuar, janë dy pengesat më të mëdha në drejtim të përparimit të Kosovës. Ajo theksoi po ashtu se luftimi i këtyre dy pengesave, duhet të bëhet prioritet i secilit institucion në vend.
Lidhur me luftën kundër korrupsionit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është shprehur se korrupsioni është një sfidë e madhe për t’u çrrënjosur.
Megjithatë, ai është shprehur optimist se me sofistikimin e legjislacionit anti- korrupsion gjatë viti 2014 do të arrihen rezultatet në këtë drejtim.
“Në vitin 2013, luftimi i korrupsionit ka zënë vend të lartë në prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe në vitin 2014, pa dallim do të mbetet po ashtu prioritet i lartë. Në vitin vijues ne synojmë të shqyrtojmë dhe të intensifikojmë edhe më tutje përpjekjet tona të cilat do të sjellin rezultate të prekshme, konkrete dhe të matshme”, tha Kuçi.
Prokurori Besim Kelmendi, prokuror në Prokurorinë e Shtetit, ka konsideruar se lidhur me korrupsioni po ndërmerren masa dhe po krijohen strategji të ndryshme por, sipas tij po mungojnë veprimet.
“Në kohën e fundit Prokuroria e Shtetit ka ndërmarrë disa hapa për luftimin e korrupsionit. Unë prapë dua të them se ne nuk jemi të kënaqur vetëm me strategjitë dhe planet e veprimet që nxirren, jo vetëm nga institucionet e ndryshme në Kosovë, por edhe nga vetë ne, për shkak se strategjitë dhe planet e veprimit janë vetëm letra të cilat vetvetiu nuk merren me luftimin e korrupsionit, por janë njerëzit”, tha Kelmendi.
Ndërsa Merita Mustafa, menaxhere e programit Transparenca dhe Anti- Korrupsioni në KDI, konsideron se për korrupsionin edhe gjatë viti 2013 është folur shumë, por veprime nuk ka pasur.
Mustafa dhe organizata ku ajo punon u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që t’i lënë anash interesat personale dhe t’i ndërmarrin masat për ndërtimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit.
Musatafa ka theksuar se sikur edhe vitet më parë, edhe në vitin 2013 “Kosova është e zhytur thellë në korrupsion dhe nuk ka indikacione që institucionet kompetente po marrin masa për të luftuar këtë dukuri negative”.
Në publikimet e raporteve është theksuar se personat që janë të përfshirë në veprime korruptive më së shumti u takojnë zyrtarëve politikë, por edhe atyre të drejtësisë, gjyqësorit e prokurorisë.
Një rast i korrupsionit në sistemin e drejtësisë ka qenë ai i shefit Task-Forcës kundër korrupsionit në Prokurorisë Speciale, Nazmi Mustafi i cili është dënuar nga gjykata me burgim pesëvjeçar dhe me gjobë prej 10 mijë eurosh.
Edhe Petrit Zogaj, nga Organizata Joqeveritare “FOL”, konsideron se mungesa e transparencës dhe llogaridhënës ka bërë që korrupsion në Kosovë edhe gjatë viti 2013 të jetë në nivele shumë të larta, derisa sipas tij nuk janë parë hapa të ndërmarrë nga qeveria dhe sistemi i drejtësis
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











