Lajme
Ekspozita “Bogujevcët”, nxiti reagime në Beograd
Në prag të hapjes së ekspozitës Qendra Kulturore në Beograd është siguruar nga forca të mëdha policore, pasi që disa grupe ekstremistësh kundërshtuan këtë ekspozitë
Dhjetëra serbë kanë protestuar mbrëmë në Beograd kundër mbajtjes së në ekspozite që shfaqë imazhe vizuale mbi krimet e luftës në Kosovë. Ekspozita me emrin: “Bogujevcët – Historia vizuale” e cila flet për krimet që grupe paramilitare serbe i kanë bërë ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, në mars të vitit 1999.
Kustos i ekspozitës është Xhejms Valmsli kurse artistë të mbijetuarit nga kjo masakër – Saranda Bogujevci, Jehona Bogujevci dhe FatosBogujevci, të cilët në vitin 2003 kanë dëshmuar në procesin kundër të akuzuarve për këtë krim, në Gjykatën për krime të luftës në Beograd.
Në prag të hapjes së ekspozitës Qendra Kulturore “Piodrum” në Beograd është siguruar nga forca të mëdha policore të cilët i larguan disa grupe ekstremistësh të cilët brohoritnin: “Tradhti, tradhti” dhe “E keni shitur Kosovën”.
Pavarësisht protestave, ekspozita u hap, ndërsa të pranishëm ishin shumë qytetarë, personalitete të njohura të kulturës, artit e politikës si dhe vetë kryeministrin Ivica Daçiq, i cili tha se është
angazhuar vetë për mbajtjen e kësaj ekspozite.
Daçiq tha se ai me zëvendëskryeministrin Aleksandër Vuçiq, kanë marrë lajmin se ka probleme në organizimin e kësaj ekspozite, prandaj edhe janë angazhuar “që ekspozita të mbahet”.
Angazhimi i tij, siç tha Daçiq, është bërë me qëllim që të ekzistojë liria e plotë për t’u dëgjuar fatet e njerëzve që kanë lënë tragjedi të rënda në luftërat e ish Jugosllavisë, raporton RTK.
Daçiq theksoi se “në veçanti ka qenë e vështirë fatit i fëmijëve dhe i popullatës civile” duke vu në pah se qëllimi i kësaj ekspozite është që “kurrë më të mos e pësojnë fëmijët”. “Do të ishte keq sikur me ekspozitën e tillë nënkuptohet se flitet mbi krimet tona ose të tyre, sepse viktimat janë viktima”, tha kryeministri.
Gjatë dialogut në Bruksel, ai tha se ka propozuar që në Kosovë të ngritën, edhe në pjesën shqiptare edhe atë serbe, përmendoret e përbashkëta për të gjitha viktimat e ngjarjeve luftarake në Kosovë.
Disa nga të pranishmit në ekspozitë e ka pyetur kryeministrin Daëiq se a do t’i kërkojë falje Kosovës për krimet që Serbia i ka bërë gjatë luftës, ai tha se “më e rëndësishme është përcaktimi nëse do ta dënojmë dikë për krime”.
Për këtë krim në Podujevë, sipas tij, janë dënuar ata që e kanë bërë krimin”, duke u shprehur se “do të donte të jen dënuar të gjithë ata që kanë bërë krime mbi popullatën civile në hapësirën e ish
Jugosllavisë”.
Daçiq theksoi se “të gjithë ata që kanë bërë krime duhet të përgjigjen sepse këtë nuk e kanë bërë në emër të serbëve e as për këtë dikush i ka autorizuar”, dhe u ka shprehur ngushëllime të gjitha viktimave.
Kurse. kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq, i cili ishte në hapje të ekspozitës, tha se tragjedia e kësaj familje në mënyrën simbolike tregon tragjedinë e të gjitha
viktimave në konfliktet e ish Jugosllavisë.
Ai shprehu solidaritet me organizatorët e ekspozitës dhe “qëndrimin e qartë të mospajtimit me dhunën që iu kërcënua Qendrës Kulturore e cila Serbisë ia ka mundësuar ta shoh imazhin e vërtetë të saj çka i ka bërë vetvetes dhe tjerëve”.
Jovanoviq tha se tragjedia në familjen Bogujevci në Kosovës “në kuptimin simbolik është tragjedi e të gjithëve në hapësirën e ish Jugosllavisë ”.
Ai theksoi se kjo ekspozitë “është shumë e rëndësishme për vendim, për faktin që ne qëndrimin tonë nga vitet e nëntëdhjeta (të shekullit të kaluar) po e ndërtojmë në bazë të interpretimeve të gabueshme dhe shtrembërimit të fakteve e të pavërtetave” edhe pse “vdekja dhe fatkeqësia nuk njohin asnjë kufij”.
Organizimit të kësaj ekspozite i ka paraprirë një fushatë e ashpër mediale nga mediet Novosti dhe Politika, ku përmenden krimet konkrete që i ka bërë njësiti famëkeq paramilitar serb “Shkorpionët” ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, në mas të vitit 1999.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










