Lajme
Nis “konvertimi” i MUP-it në Policinë e Kosovës
Sot janë nënshkruar kontratat e punës me 16 zyrtarë policorë si dhe është nënshkruar Deklarata e betimit në përputhje me parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës
Marrëveshja e arritur një javë më parë në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq për integrimin e serbëve të veriut në Policinë e Kosovë, ka
filluar të realizohet nga dita e sotme.
Të premten në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në pjesën Veriore të Mitrovicës ka filluar integrimi i ish-pjesëtareve të MUP-it (Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë) në Policinë e Kosovës.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministria kosovare e Punëve të Brendshme, sot janë nënshkruar kontratat e punës me 16 zyrtarë policorë si dhe është nënshkruar Deklarata e betimit në përputhje me
parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës.
“Nënshkrimit të kontratës së punës i ka paraprirë procesi i verifikimit të identitetit të tyre nga ana e Agjencisë së Regjistrimit Civil të MPB-së dhe verifikimit të së kaluarës së tyre nga ana e PK-së
dhe EULEX-it”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Pas nënshkrimit të kontratave të punës, zyrtarët e rinj të Policisë së Kosovës, nga e disa e hënë, 16 dhjetor 2013, do të fillojnë trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për t’u pajisur me njohuri lidhur me legjislacionin e Republikës së Kosovës, organizimin e brendshëm të PK-së.
“Procesi i integrimit të pjesëtarëve tjerë do të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë, në përputhje me procedurat të rekrutimit dhe kornizën ligjore të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e
Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Ndryshe, pranimi i pjesëtarëve të MUP-it brenda sistemit të Policisë së Kosovës, është konsideruar i ngutshëm, madhe jo parimor. Për këtë çështje është zhvilluar një debat i ashpër dje në Kuvend, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se po bën hapa të ngutshëm në veri.
Ndërkaq, në takimin e radhës në Bruksel, që u mbajt të premten ndërmjet dy kryeministrave, Thaçi e Daçiq, nuk u arrit marrëveshja sa i përket çështjes së gjyqësorit në veri. Edhe ky takim, është
ndërmjetësuar nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
“Ne kishim një takim konstruktiv. Është pajtueshmëri e plotë se duhet të jetë një sistem unik i drejtësisë, ndërsa marrëveshje nuk ka”, ka thënë kryeministri i Kosovës, duke paralajmëruar se tani u mbetet ekipeve teknike të vazhdojnë punën e tyre.
Kryeministri serb, ndërkaq, Ivica Daçiq, ndërkaq ka shprehur keqardhjen e tij që që pala e Prishtinës nuk i është përmbajtur qëndrimeve të grupeve punese. Ai tha se do të vazhdojnë punën e tyre,
por që dy kryeministrat nuk do të takohen ditëve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













