Lajme
Kosova, vendi më i varfër në Ballkan
Në raportin e Bankës Botërore thuhet se në Kosovë 10.2 për qind e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme. Sipas BB-së, Kosova është e varur nga remitencat
Kosova vazhdon të mbetet njëri nga shtetet më të varfra në rajon, ndërsa as Shqipëria e Maqedonia nuk ndryshojnë shumë nga niveli i varfërisë. Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, sipas të cilës, 10.2 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri ekstreme.
Sipas Bankës Botërore, Kosovë vazhdon të jetë e varur nga remitencat e bashkatdhetarëve. Të cilët edhe janë konsideruar si stabilizator i gjendjes sociale. Ndërsa sektori financiar përshkruhet i qëndrueshëm.
Në raportin e saj mbi zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore “Rimëkëmbja e ngadaltë”, Kosova parashihet që në vitin 2014 të ketë një rritje ekonomike solide, por të pamjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës, citon TCH.
“Diçka e tillë është e jetike për Kosovën. Krijimi i një klime më të mirë për thithjen e investimeve, krijimi i një stabiliteti jo vetëm ekonomik fiskal, që është kyç, por edhe një lloj stabiliteti ekonomik do të thosha i një imazhi pak më të mirë në botë, që investitorët e huaj që kanë ardhur në rajon të mos kenë frikë të vijnë edhe në Kosovë”, ka deklaruar Agim Demukaj, ekonomist i zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë.
Raporti nxjerr në pah se të hyrat buxhetore nuk shkuan sipas planit, por se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar. Nga ana tjetër, defiçiti fiskal mbetet nën kontroll, pra zbatohen rregullat fiskale.
Për eksportin, BB vlerëson se është rritur në vitin 2013, ndërsa disa importe, kryesisht produkte ushqimore, po zëvendësohen. Sfidat kryesore në vend, sipas këtij raporti ende mbeten papunësia e lartë, mospjesëmarrja në tregun e punës dhe varfëria e lartë, më e larta në rajon.
Edhe në Maqedonia duhet të përpiqet për të ulur varfërinë dhe për të siguruar një shpërndarje të drejtë të të ardhurave. Këto janë rekomandimet kryesore në raportin e rregullt për Evropën Juglindore të përgatitur Banka Botërore.
Gjithashtu, raporti sugjeron se rritja ekonomike në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2013 është më e larta në rajon për shkak të punëve dhe aktiviteteve dinamike në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.
Drejtorja e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni Tatjana Proskurjakova thotë se është mirë që vendi ka shënuar rritje pozitive, por se ” frytet ” e asaj rritjeje duhet të shpërndahen tek popullata për të ulur papunësinë, raporton INA.
“Aktualisht në Maqedoni problemi është se nga njëra anë njerëzit nuk mund të gjejnë punë , dhe kompanitë kanë probleme për të plotësuar vendet e punës, veçanërisht ato që kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Duhet të ketë përqëndrim në aftësitë e njerëzve, dhe klimën e biznesit” , theksoi Proskurjakova .
Ndryshe edhe Shqipëri është pothuajse situatë e njëjtë sa i përket varfërisë. Instituti Kombëtar i Statistikave të Shqipërisë, para disa muajsh, raporton për një përqindje shumë të lartë të varfërisë. Sipas këtij instituti mbi 10 për qind e shqiptarëve jetojnë në varfëri të skajshme.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












