Lajme
BE i lejon Kosovës eksportin e verës
Bashkimit Evropian i ka mundësuar Kosovës eksportimin e dy milionë litrave verë në vit pa tarifë doganore. Ky vendim ka hyrë në fuqi me 3 dhjetor 2013
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë marrë vendim për t’i garantuar Kosovës eksportin e dy milionë litrave verë në vit pa tarifë doganore. Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, me 30 nëntor 2013, dhe ka hyrë në fuqi tri ditë më pas.
Kështu njofton nëpërmjet një komunikate për media, Ministra e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
‘Vendimi është rezultat i punës së pandërprerë për këtë çështje gjatë dy viteve të fundit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me institucionet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Kuota e verës funksionon në bazë të parimit “I pari vjen, i pari e merr shërbimin”, që do të thotë se kompanitë eksportuese duhet ta shfrytëzojnë kuotën sa më parë brenda vitit.
Sipas MTI-së, BE-ja nuk bën dallim në mes eksportuesve, por kuota prej dy milionë litrash i llogaritet Kosovës.
Kjo është hera e parë që Kosova ka përfituar kuotën e saj individuale për eksport të verërave në BE. Deri më tani Kosova ka shfrytëzuar kuotën e përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila nuk i ka garantuar Kosovës eksport të verërave në BE.
“Nëse eksportuesit kosovarë eksportojnë më shumë se dy milionë litra verë në BE brenda vitit, atëherë Kosova mund të ketë qasje në kuotën e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, që është tre milionë litra. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë kuotat individuale të eksportit të verërave”, njoftim MTI.
Ndryshe, vendimi i BE-së për të garantuar kuotën individuale të verërave për Kosovën vjen në një moment kur Kosova është në proces të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













