Lajme
Përfundon drama e arratisjes nga burgu i Drenovës
Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë greke, arritën t’i arrestojnë tre të ikurit e fundit nga burgu i Drenovës. Ndërmjet të arratisurve dhe policisë pati shkëmbim zjarri
Pas 5 ditë kërkimesh intensive ka përfunduar të enjten “odisejada” e shtatë të arrestuarve nga burgu i Drenovës. Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë greke, arritën t’i arrestojnë dy të ikurit e fundit nga burgu, Eduard Lulon dhe Reiz Haxhirajn gjatë përpjekjes së këtyre të fundit për t’u fshehur në Greqi.
Ndërsa, sipas medieve shqiptare, mbrëmë njësitë speciale të policisë kanë arrestuar edhe Gëzim Tomën, i cili së bashkë me katër të arrestuarit e mëparshëm përbëjnë eskortën e shtatë të burgosurve, shumica me burgim të përjetshëm, që ishin arratisë nga burgu i Drenovës.
“Kanë qenë 5 ditë të vështira jo vetëm për tre të burgosurit, por edhe për policinë shqiptare edhe atë greke, kjo për shkak se temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë qenë të pranishme përgjatë gjithë këtyre ditëve”, thuhet në raport.
Arrestimi i Reiz Haxhirajt, Eduard Lulos dhe Gëzim Tomës është bërë në token greke në malet e Kosturit vetëm 25 km larg nga kufiri me Shqipërinë.
Njeri prej tyre, siç raporton policia shqiptare, ka mbetur i plagosur për shkak se gjatë arrestimit (Gëzim Toma) natën e mbrëmshme ka patur një shkëmbim zjarri nga ku Toma mbeti i plagosur, ndërsa dy të tjerët u larguan për tu kapur sot në mëngjes.
Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, siç thuhet, nuk i kane rezistuar policisë greke, gjithashtu nuk kane qenë as të armatosur. Tre te arrestuarit janë dërguar në komisariatin e Kosturit dhe mbetet të ekstradohen menjëherë në Shqipëri apo do të gjykohen për faktin që kanë shtënë ndaj policisë greke natën e mbrëmshme.
Ndryshe, natën e 23 tetorit, nga burgi i Drenovës në Shqipëri u arratisën në mënyrë spektakolare shtatë të burgosur, shumica me burgim të përjetshëm. Njësiti RENEA arriti t’i arrestojë katër prej tyre, Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Goran, të gjithë të burgosur për vepra të rënda kriminale.
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 19.30 e ditës së shtunë, kur 7 të burgosurit nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kishin neutralizuar rojat e burgut, e më pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe rojat e ndodhur në shërbim gjatë momentit të arratisjes mbrëmjen e së shtunës.
Policia e shtetit, e ndihmuar edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë RENEA, ngriti postblloqe nëpër akset kryesore kombëtare, rreth zonës së Korçës dhe atyre që komunikojnë me pikat kufitare. Po ashtu, janë njoftuar edhe autoritetet e rendit në Maqedoni e Greqi.
Menjëherë pas këtij rasti ka reaguar ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili organizoi një mbledhje urgjente me punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Naço tha se personat e arratisur janë ndihmuar nga persona të jashtëm dhe se e kanë planifikuar arratisjen disa muaj më parë.
“Ngjarja e djeshme dëshmon qartë se sistemi i burgjeve në Shqipëri është një sistem i kalbur, i cili kërkon një reformim të menjëhershëm. Do të vëmë para ligjit të gjithë punonjësit e çdo niveli, të cilët lejojnë ngjarje si ato të djeshmet”, deklaroi ministri Naço, i cili më aps e shkarkoi drejtorin e burgjeve.
Ndryshe, shtatë të arratisurit nga burgu i Drenovës, janë emrat e njohur të botës së krimit. Mendohet se ata kishin përgatitur një kohë të gjatë planin e arratisjes. Fakti që ata kanë qenë dhe në dy qeli ngjitur me njëra-tjetrën i ka ndihmuar, ata që të bashkëveprojnë në arratisje.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














