Lajme
Më shumë angazhim për parandalimin e azilkërkimit
Ministri francez Repentin ka thënë se nëse vazhdon trendi i refugjatëve kosovarë drejtë BE-së, atëherë kjo do të ndikojë negativisht në perspektivën evropiane të Kosovës
Ministri Francez për Çështje Evropiane, Thierry Repentin kërkoi nga autoritetet kosovare angazhim më të madh për të parandaluar azilkërkimin në Bashkimin Evropian. Nëse vazhdon trendi i refugjatëve drejtë BE-së, atëherë kjo, siç tha ai, do të ndikojë negativisht në perspektivën evropiane të Kosovës
Këto komente ministri Repentini bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Paris me ministren kosovare të Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Në këtë takim mes tjerash u diskutua për çështjen e azilkërkuesve nga Kosova në Francë ku me këtë rast ministri Repentin shtoi se duhet një përkushtim më i madh sepse ky trend ndikon negativisht jo vetëm te Franca por edhe tek vendet tjera anëtare që hasin në po të njëjtin problem.
“Duhet pasur një kujdes të shtuar dhe të ndërmerren masat e duhura për ndalimin e azilkërkuesve që abuzojnë me këtë proces”, tha Repentin, i cili rikonfirmoi përkrahjen e Francës për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe me agjendën Evropiane.
Ai tha se Kosova është dëshmuar me përkushtimin për dialog konstruktiv me të vetmin qëllim të përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore dhe për ti kontribuar gjithë rajonit për të avancuar me perspektivën evropiane.
“Qëndrimi i Qeverisë Franceze është që duhet të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, sepse ky forcimi i marrëdhënieve tona i kontribuon edhe më shumë procesit të avancimit të agjendës tuaj Evropiane dhe potencon më shumë miqësinë në mes dy vendeve tona”, deklaroi ministri Repentin.
Ndërsa ministrja Vlora Çitaku e njoftoi ministrin francez me të arriturat në Kosovë, përfshirë zgjedhjet e lira dhe demokratike si dhe nisjen e dialogut për MSA.
“Kosova është duke i qëndruar besnike prioriteteve të përcaktuara më parë për të ndërmarrë të gjitha reformat e duhura në mënyrë që avancimi me agjendën Evropiane të jetë sa më dinamike”. deklaroi Çitaku .
Organizimi i zgjedhjeve të lira, për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës nga institucionet kosovare, sipas saj, paraqesin një hap të rëndësishëm në shtrirjen e sovranitetit në mbarë Kosovën. “Kjo është po ashtu edhe një e arritur e rëndësishme për fillimin e implementimit të Marrëveshjes së 19 Prillit”, tha Çitaku.
Ndryshe, ministrja Çitaku dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka tri ditë që po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Paris.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












