Lajme
“Le Courrier des Balkans”, 15 vjet në shërbim të informimit
"Korrieri i Ballkanit” (Courrier des Balkans) ka për synim që ta informojë më mirë publikun frankofon lidhur me realitetet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore për Evropën juglindore
“I themeluar më 1998, “Korrieri i Ballkanit” (Courrier des Balkans) është i vetmi portal frankofon i informimit për Evropën juglindore. Ai është krijuar përderisa regjimet nacionaliste ishin ende në pushtet, si në Beograd, ashtu edhe në Zagreb ; përderisa lufta trokiste në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për medie të dërguar nga portali i përmendur, në jubileun e tij të 15-të.
Më tutje portali përkujton synimet qëndrimet që ai ka ndjekur që nga themelimi.
“Që nga fillimet e tij, “Korrieri i Ballkanit” (Courrier des Balkans) ia kishte përcaktuar vetes një synim të dyfishtë: që ta informojë më mirë publikun frankofon lidhur me realitetet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore për Evropën juglindore; por edhe të krijojë një mjet solidariteti militant me mediet e pavarura, respektivisht me ato media që refuzonin të gjitha format e shovinizmit dhe nacionalizmit, e që nuk ndërtonin pakte bashkëpunimi me pushtetet politike dhe me mafiet”.
Sigurisht, me gjithë përmirësimet evidente në Ballkan, këto preokupime kanë bazë edhe më tutje. Kështu, në njoftim më tutje thuhet se “kjo betejë është po aq e nevojshme më 2013, sikurse më 1998; ndonëse rreziqet ndaj lirisë së shtypit nuk janë më të ngjashme. Nëse represioni politik ka rrëshqitur në fushën e presioneve indirekte dhe të pushtetit të parasë; megjithatë nuk ka dyshim se liria për të informuar dhe pluralizmi i informimit mbeten po aq të brishta sikurse para pesëmbëdhjetë vitesh”.
“Korrieri i Ballkanit” (Courrier des Balkans) vazhdon mëtej: ai ka arritur që të krijojë një rrjet të pasur të korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve gjithandej rajonit, duke u bërë njëkohësisht një titullar i pashmangshëm i informimit ndërkombëtar në gjuhën frënge.
Me rastin e 15 vjetorit të tij, ai organizon dy evenimente të rëndësishme në Pari : një tryezë të rrumbullakët më 19 nëntor, me temën: “Censura, autocensura: çfarë perspektive për mediet?”si dhe një festë të madhe më 29 nëntor, thuhet në fund të komunikatës, të dërguar nga zyrtarja për informim, Lejla Sadoviq.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











