Lajme
Rivotimi i qetë, pjesëmarrja e ulët
Nga 23 mijë qytetarë sa kanë pasur të drejtë vote, në rivotime kanë marrë pjesë vetëm 22 për qind. Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë garantuar siguri të plotë
Në ora 19:00 mbrëmjes janë mbyllur pa asnjë incident, të gjitha vendvotimet në tri qendrat e votimit në veriun e Mitrovicës, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të drejtën për të votuar e kanë pasur 23 mijë qytetarë, ndërsa në votime kanë marrë pjesë vetëm 22.3 për qind e qytetarëve.
“Duke u bazuar në raportin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, dalja e votuesve në tri qendrat e votimit në komunën e Mitrovicës veriore ka qenë 22,38 për qind, nga të gjithë votuesit e këtyre tri qendrave në komunën e Mitrovicës së veriut”, ka deklaruar Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.
Sipas kësaj të fundit, numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë rezultate preliminare sot.
Ndryshe, procesin e rivotimit e kanë siguruar 200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, disa pjesëtarë të KFOR-it dhe të EULEX-it. Këto tri struktura kishin larguar dhunshëm nga vendvotimet pjesëtarë të organizatës paralele “Civilna Zastita”, e cila kishte shkuar aty, kinse për të garantuar siguri.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se procesi zgjedhor ka përfunduar pa asnjë incident, për shkak edhe të pranisë së madhe të forcave të sigurisë.
“Gjithçka ka shkuar ashtu edhe siç kemi planifikuar, nuk ka ndodhur as edhe më i vogëli incidente. Vendvotimet janë mbyllur në kohen e duhur dhe kjo ka dëshmuar gjithë përkushtimin, jo vetëm të Policisë së Kosovës, por edhe të KFOR-it dhe të EULEX-it për krijimin e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë votuesit”, ka thënë Hoti.
Këto janë zgjedhjet e para demokratike që mbahen në Mitrovicën e veriut, ndërsa në garë për kryetarë komune janë pesë kandidatë, në mesin e tyre edhe Agim Deva i PDK-së. Në këto zgjedhje Beogradi ka mbështetur hapur kandidatin e Listës “Srpska” Kerstimir Pantiq.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












