Lajme
Armët kimike të Sirisë “destabilizojnë” Shqipërinë
SHBA ka kërkuar nga Shqipëria që ky vend të përdorët si poligon për shkatërrimin e armeve kimike siriane. Kryeparlamentari Ilir Meta tha se Shqipëria nuk ka kapacitete për shkatërrimin këtyre armëve
Kërkesa e autoriteteve ndërkombëtare drejtuar Tiranës zyrtare, që të shfrytëzohet Shqipëria si poligon i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, ka ngjallë reagime në spektrin politik dhe institucional në këtë shtet. Ambientalistët e konsiderojnë katastrofë ekologjike nëse ndodhë kjo.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në një intervistë për të përditshmen franceze Le Monde ka thënë se Shqipëria është kontaktuar nga Uashingtoni për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të gjetura në Siri.
Ndërsa të premten për këtë çështje është deklaruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ai ka thënë në një emision televiziv se Shqipëria nuk ka kapacitete për shkatërrimin e armëve kimike, ndërsa kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence.
Kaq ka mjaftuar që opinioni publik dhe mediatik shqiptar të pështjellohet në dilemën nëse duhet ose jo të pranohet shkatërrimi i armëve kimike në Shqipëri.
Ambientalistë, ish-specialistë të ushtrisë dhe qytetarë kanë protestuar në Tiranë duke mbështetur tezën se shkatërrimi i armëve kimike, do të ishte edhe një potencial i mundshëm për katastrofë njerëzore në Shqipëri.
Ndërkohë ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka shtuar edhe më tej dyshimet që qeveria shqiptare mund të jetë në dilemë për nënshkrimin e marrëveshjes.
“Është në dorën e të gjithë vendeve të përgjegjshme, ku përfshij sigurisht SHBA dhe Shqipërinë, që të punojnë në bashkëpunim për të gjetur mënyrën në kohë dhe me efktshmëri për të eliminuar kërcënimin që paraqet programi i armëve kimike i Sirisë”, deklaroi ai.
SHBA dhe Shqipëria, sipas diplomatit Arvizu, janë anëtarë krenare të NATO-s dhe vetëm 26 vende të tjera mund ta pretendojnë këtë status….
“Presim nga të gjithë partnerët e përgjegjshëm që të gjejmë mënyra për të kontribuar, qoftë në forma pajisjesh të specializuara, personelit të trajnuar, ekspertizës, ndihmës financiare, për t’u marrë me kërcënimin ndërkombëtar që kanoset nga armët kimike të Sirisë”, ka thënë Arvizu.
Shqipëria duket një vend, i cili favorizohet për një proces të tillë nisur nga përvoja e mirë e vitit 2007 që ky vend pati me shkatërrimin e me shumë se 16 tone armatim kimik qe pati te mbartur nga regjimi i Enver Hoxhës, raporton REL.
Uzina e Mjekësit në Elbasan, e përdorur në vitin 2008 për demontim predhash, ka nisur të pastrohet dhe ambientet e saj po bëhen gati këto ditë. Burime të REL bëjnë me dije se ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka urdhëruar që të pastrohet sipërfaqja prej 80 mijë metrave katrorë në këtë uzinë.
Procesi i shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri mund të jetë një vlerë e shtuar për qeverinë e Tiranës, politikisht, sepse Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE, dhe financiarisht, pasi ky projekt shoqërohet me një faturë të mirë financiare.
Kështu deklaron Charles Duelfer, ish-zëvendës kryetar i UNSCOM- komisionit special pranë Kombeve të Bashkuara në vitet 1990.
Por, Shqipëria paraqet vështirësi të tjera, duke qenë një vend me infrastrukturë dhe logjistikë jo moderne si vendet e tjera Evropiane.
Prandaj, nëse merret vendimi i shkatërrimit të këtyre armëve, atëherë sipas revistës “Foreign Policy” në këtë vend do të instalohen laboratorët lëvizës të aftë për shkatërrimin e armeve kimike siriane, përmes një procesi specifik të njohur si hidrolizë-që nënkupton sasi të mëdha me ujë dhe reagjentë si hidroksid –natriumi.
Burime të ndryshme informacioni bëjnë me dije se qeveria shqiptare do të marrë një vendim në lidhje me pranimin ose jo të shkatërrimit të armëve kimike, brenda datës 15 nëntor.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











